Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim i Ambasadorit amerikan z. A. Arvizu me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile z. Rudi Bobrati

Tiranë, 14 Shkurt 2013

Sot ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Alexander Arvizu zhvilloi një vizitë në Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Ambasadori Arvizu i shoqëruar nga Zyrtari Politik në Ambasadën e SHBA-ve, z Jay Porter, u informuan shkurtimisht nga Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, Rudi Bobrati mbi aktivitetet e Agjencisë, e cila është aktualisht në procesin e marrjes së aplikimeve për thirrjen e katërt për projekt propozime, diçka që Agjencia ka bërë prej rreth tre vjetësh tashmë, në mbështetje të shoqërisë civile shqiptare.

Gjithashtu Z. Bobrati vuri në dukje se thirrja për propozime aktuale është paraprirë për herë të parë me trajnime të realizuara nga Agjencia, me Organizata të Shoqërisë Civile, të interesuara për mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit. Z. Bobrati theksoi se me anë të këtij cikli trajnimesh, OShC-të, qofshin nga zonat e thella të Veriut apo të Jugut të vendit patën mundësi të merrnin udhëzime të qarta për plotësimin me sukses të aplikimeve.

Si pjesë e angazhimeve ambicioze të AMSHC-së,, z Bobrati theksoi prodhimin e një filmi dokumentar të titulluar "Për një Shoqëri Civile Vibrante" prodhuar nga Agjencia, ku një përzgjedhje e projekteve të mbështetura nga Agjencia janë përfshirë në këtë produkt.

Z. Bobrati vlerësoi nismën e nisur në qershor 2012 nga Ambasada amerikane në Tiranë të quajtur “ACT NOW” ("VEPRO TANI"), e cila është shumë tërheqëse dhe inkurajuese për shoqërinë civile shqiptare. Mysafirët e nderuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë në veçanti kërkuan vendosjen e bashkëpunimit konkret ndërmjet AMSHC-së me Lëvizjen ACT NOW, e cila u pranua me dëshirë nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë.

Z. Bobrati gjithashtu theksoi sfidat me të cilat po përballet AMSHC-ja, në veçanti në nisjen iniciativës për filantropinë dhe vullnetarizmin, për të cilat këshillat ose asistenca e mundshme teknike nga projektet e qeverisë amerikane do të ishte mjaft e vlerësuar.

Në fund, Ambasadori Arvizu shprehu vlerësimin e tij për rolin që AMSHC-ja po luan në mbështetje të Shoqërisë Civile Shqiptare.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së