Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Takim në Presidencë me Zonjën e Parë

Tiranë, 20 Shkurt 2013

Sot, Zonja e Parë e vendit, Odeta Nishani, zhvilloi një takim në Presidencë me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Rudi Bobrati.

Z. Bobrati, pasi falënderoi për ftesën, i paraqiti një tablo Zonjës Nishani mbi funksionin dhe veprimtarinë e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, duke u ndalur më gjerësisht në veprimtaritë më kryesore të realizuara kohët e fundit nga kjo Agjenci, siç janë prodhimi i një filmi dokumentar me titull: “Për një Shoqëri Civile Vibrante”, me fragmente nga projekte të mbështetura financiarisht nga AMSHC-ja, si dhe cikli i trajnimeve me OJF të interesuara nga mbarë vendi, mbi plotësimin e formularit të aplikimit, në kuadrin e Thirrjes së Katërt për projekt propozime, të lançuar së fundi nga AMSHC-ja.

Nga ana e saj, Zonja Nishani e njohu Drejtorin Ekzekutiv të AMSHC-së me iniciativën e ndërmarrë prej saj, për shpalljen e të shtunës së fundit të çdo muaji si “Ditë të Pastrimit Vullnetar”. Ndër të tjera, Zonja Nishani tha se duhet vepruar për ndërgjegjësimin e çdo qytetari e veçanërisht të të rinjve, me ndjenjën e kujdesit ndaj mjedisit, duke ndërmarrë veprime konkrete pë ruajtjen dhe mbrojtjen e tij. E gjithë kjo edhe në cilësinë e saj si Presidente Nderi e Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve.

Në takim ishte e pranishme edhe Këshilltarja e Presidentit të Repulikës, Znj. Manuela Murthi. Bashkëbiseduesit trajtuan gjithashtu rrugët dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen mes Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve dhe AMSHC-së.

Në fund, Zonja e Parë e vendit shprehu vlerësimin e saj mbi punën e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në ndihmë të forcimit të Sektorit të Tretë në Shqipëri.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së