Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Drejtuesja e Departamentit për Demokratizim pranë OSBE-së Znj. Claudia Vollmer viziton AMSHC-në

27 Shkurt 2013

Në vazhdën e bashkëpunimit të deritanishëm, sot, Drejtori Ekzekutiv Z. Bobrati i shoqëruar nga Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit Z. Isak Bilalli, pritën drejtuesen e re të Departamentit për Demokratizim të misionit të OSBE-së në Tiranë, Znj. Claudia Vollmer.

Znj. Vollmer e shoqëruar nga zyrtarët e këtij Departamenti, Dr. Alenka Verbole, Elvana Lulo dhe Anila Harapi, u njohën nga afër me punën specifike dhe aktivitetet aktuale të Agjencisë dhe gjithashtu me sfidat me të cilat po përballet ky institucion. Në rezumenë e tij Z. Bobrati përmendi shkurtimisht arritjet që Agjencia ka shënuar nga themelimi dhe në veçanti ndaloi tek aktivitetet e kohëve të fundit që sollën realizimin e ciklit të trajnimeve për Shoqërinë Civile dhe prodhimin e dokumentarit filmik me fragmente nga projektet e realizuara, me titull "Për një Shoqëri Civile Vibrante".

Pikë tjetër diskutimi ishte edhe ndërveprimi më aktiv me pushtetin vendor në ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile, gjë për të cilën Agjencia u shpreh e gatshme të ndërmarrë rol më aktiv, e gjitha në shërbim të forcimit të kapaciteteve të OShC-ve nëpër bashki e komuna.

Në veçanti u diskutuan modalitetet bazë të ndërveprimit reciprok në asistencën që OSBE dhe AMSHC mund t'i ofrojnë sektorit të Organizatave të Shoqërisë Civile, në ngritjen e kapaciteteve, veçanërisht atyre që fushëveprimtarinë e tyre e kanë në zona rurale. Diskutimi u shtrua gjithashtu në eksplorimin e një formule e cila do të mundësonte ndonjë iniciativë konkrete për të mundësuar ngritjen e kapaciteteve të OShC-ve në Shqipëri.

Me theks të veçantë u parashtrua edhe nevoja e rritjes së mekanizmave që nxisin transparencën. Znj. Vollmer u zotua se problematikat sfidat e paraqitura do të jenë në axhendën e saj dhe angazhimi i saj dhe i departamentit që drejton nuk do të mungojnë në shtrirjen e bashkëpunimit sa më përmbajtësor dhe konkret, në ndihmë të shoqërisë civile shqiptare.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së