Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Takim pune me Maksymilian Fras, ekspert në programet e BE-së mbi qytetarinë dhe kulturën

Tiranë, 05 Mars 2013

Pas prezantimit pak ditë më parë në Tiranë, të projektit të KE - Mbështetje për pjesëmarrjen e Qeverisë së Shqipërisë në Programet Komunitare, të organizuara për familjarizimin e publikut shqiptar mbi qytetarinë dhe programet kulturore, Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, Rudi Bobrati, i shoqëruar nga Shefi i Departamenti për Zhvillimin e Programeve, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komunikimin Isak Bilalli, priti z Maksymilian Fras, ekspert për qytetarinë dhe programit të kulturës të BE-së, në kuadrin e "Mbështetje për pjesëmarrjen e Qeverisë së Shqipërisë në Programet Komunitare", një projekt i financuar nga BE, për të diskutuar dhe shqyrtuar specifikat e këtij programi dhe të bashkëpunimit në të ardhmen.

Z. Fras shpjegoi objektivin kryesor të programit kulturor, duke theksuar synimin për të rritur nivelin e lidhjeve të përbashkëta kulturore të europianëve, bazuar në trashëgiminë e përbashkët kulturore, nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të bashkëpunimit mes operatorëve kulturorë në vendet evropiane. Shqipëria është një nga vendet që i mundësohet qasja në këtë program, prandaj pjesëmarrja e OShC-ve dhe subjekteve të tjera, do të ishte e dobishme dhe e vlefshme. Z. Fras informoi mbi detajet e Programit Europa për Qytetarët, i cili synon të sjellë Europën më pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe mundësimin e pjesëmarrjes së tyre të plotë në ndërtimin europian. Përmes këtij programi, qytetarët kanë mundësi për t'u përfshirë në shkëmbimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e bashkëpunimit, duke kontribuar në zhvillimin e një ndjenjë përkatësie ndaj idealeve të përbashkëta europiane dhe inkurajimin e procesit të integrimit evropian, vuri në dukje z. Fras.

Nga ana e tij, z. Bobrati theksoi nevojën për një shoqëri më të gjallë civile, pavarësisht nga një angazhim aktiv në rritje të iniciativave të shoqërisë civile në Shqipëri, por masat e 2 dhe 3 për një shoqëri civile aktive në Europë janë shumë të rëndësishme në kontekstin shqiptar:

Masa 2: Mbështetje strukturore për organizatat e shoqërisë civile në nivel evropian.
Masa 3: Mbështetje për projektet e iniciuara nga organizatat e shoqërisë civile.

Z. Bobrati theksoi rëndësinë që ky veprim/program sjell për shoqërinë civile, veçanërisht me qëllim: nxitjen e veprimit, debatit dhe reflektimit në lidhje me qytetarinë evropiane dhe demokracisn, vlerat e përbashkëta, historinë dhe kulturën e përbashkët, nëpërmjet bashkëpunimit të organizatave të shoqërisë civile në nivel evropian.

Drejtori Bobrati, në emër të AMSHC-së shprehu vullnetin dhe angazhimin për të ndihmuar në përhapjen e informacionit tek OShC-të në Shqipëri dhe për inkurajimin e tyre për të aplikuar për të dy programet. Z. Bobrati dhe z. Fras ranë dakord të vazhdojnë të punojnë për sigurimin e fondeve, rrjetëzimin, për ndërtimin e kapaciteteve dhe për çështje të ndërgjegjësimit në Shqipëri, për të cilat ndoshta, iniciativa të përbashkëta mund të realizohen në të ardhmen e afërt për inkurajimin e OShC-ve për të qenë më afër programeve të BE-së.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së