Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Pjesëmarrje dhe Prezantim në Konferencë Ndërkombëtare mbi Shoqërinë Civile

Ankara 27 – 28 Mars 2013

Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, Rudi Bobrati, mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare mbi Shoqërinë Civile, me ftesë të Departamentit të Shoqatave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Turqisë, që ishte dhe organizatorja e kësaj konference.

Pjesëmarrësit, përfaqësues të 11 vendeve të ndryshme, diskutuan me këtë rast, mbi strukturat organizative te institucioneve qeveritare që veprojnë në dobi të organizatave jofitimprurëse, mbi mekanizmat mbështetës për shoqërinë civile, mbi llogaridhënien, transparencën dhe auditimin e OJF-ve, etj. Konferenca u organizua me tri panele te ndryshme, të cilat ishin: “Strukturat organizative të institucioneve qeveritare që veprojnë në dobi të OJF-ve”, “Llogaridhënia, transparenca dhe auditimi i OJF-ve” dhe “Mekanizmat mbështetës për zhvillimin e shoqërisë civile”.

Në panelin e tretë, Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së bëri një prezantim, ku përveç mekanizmave mbështetës që ekzistojnë në Shqipëri për zhvillimin e shoqërisë civile, ai u ndal dhe në sukseset e sfidat me të cilat është ndeshur deri tani Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Fjala e tij u prit me interes nga pjesëmarrësit dhe u shoqërua me pyetje te ndryshme.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së