Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim koordinues në kuadrin e programit IPA shumë përfitues

Bruksel, 15 - 16 Maj 2013

Në këtë takim, i organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Europian, ishte ftuar edhe Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, Rudi Bobrati, lidhur me konsultimet për hartimin e udhërrëfyesit të mbështetjes së BE-së për shoqërinë civile në vendet e Europës Juglindore dhe Turqisë, për vitet 2014-2020.

Në udhërrëfyesin, përmbajtja e të cilit u konsultua me të gjithë përfaqësuesit e vendeve aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian, trajtoheshin tema të tilla si, “Shoqëria Civile dhe Demokracia Pjesëmarrëse”, “Axhenda e Zgjerimit për Shoqërinë Civile”, “Mjedisi Ndihmës”, “Kapaciteti i Organizatave të Shoqërisë Civile”, “Mbështetja e Bashkimit Europian”, “Matja e rezultateve dhe Impakti”, etj.

Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, kërkoi, ndër të tjera, një bashkëpunim më të ngushtë dhe më konkret, midis organizatave qeveritare të mbështetjes së shoqërisë civile të vendeve aspirante dhe Departamentit Rajonal dhe të Programeve - përgjegjës për shoqërinë civile - të Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Europian.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së