Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Shpallja e Thirrjes Nr. 5 për projekt-propozime


Tiranë, 30 maj - 30 qershor 2014

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurrimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, nga data 30 maj - 30 qershor 2014, hapi Thirrjen Nr.5 për projekt propozime, për OJF-të që operojnë në vendin tonë.

Kjo thirrje si fokus kryesor kishte fushat e mëposhtme:

  1. Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit (Lufta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë etj);
  2. Forcimi i institucionit të tolerancës dhe dialogut si vlera themelore të demokracisë (të drejtat e njeriut, lufta kundër dhunës dhe diskriminimit, diversiteti si vlerë dhe pasuri për një shoqëri demokratike);
  3. Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm (turizmi, shëndeti publik, shkollat, etj);
  4. Fuqizimi i kapaciteteve të brezit të ri nëpërmjet nismave të sipërmarrjes së lirë;
  5. Promovimi dhe menaxhimi i vlerave të trashëgimisë kulturore;
  6. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit midis organizatave të shoqërisë civile; forcimi i kapaciteteve të vetë organizatave; nxitja e përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërje dhe në vendimmarrje
Gjatë kësaj thirrje u vu re një shtim i numrit të aplikimeve të OJF-ve krahasuar me thirrjet e mëparshme. Sasia e aplikimeve të paraqitura pranë AMSHC-së arriti 245 aplikime, rreth 121 aplikime më shumë se në thirrjen e mëparshme, të cilat kishin një shtrirje gjeografike në mbarë vendin.

Faktorët që ndikuan pozitivisht në arritjen e këtij rezultati, kanë qenë lehtësimi i procedurave të aplikimit si dhe seancat orientuese të organizuara nga stafi i AMSHC-se ku një numër i madh organizatash të interesuara morën informacion lidhur me plotësimin e formularit të aplikimit si dhe dokumentacionit përcjellës. Numri i madh i aplikimeve është një indikator që tregon rritjen e besueshmërisë së shoqërisë civile në bashkëpunimin me AMSHC-në.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të të gjitha aplikimeve të depozituara pranë AMSHC-së , Bordi Mbikëqyrës shpalli listën e projekteve fituese, për të cilat u vijua me lidhjen e kontratave.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së