Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim i nivelit të lartë me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Tiranë, 11 Qershor 2014

Përfaqësues të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), morën sot pjesë në një takim të nivelit të lartë me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv i AMSHC-së, Z. Andi Kananaj, shoqërohej nga anëtari i bordit Z. Ismail Ademi, dhe përgjegjësi i sektorit të zhvillimit të projekteve Z. Elsi Rizvanolli. Delegacioni i BE përfaqësohej nga drejtori i operacioneve i Delegacionit të BE në Tiranë, Z. Yngve Engstroem, drejtori i operacioneve të seksionit 1 pranë delegacionit të BE në Tiranë, Z. Klaus Lech, si dhe menaxherin e programeve per shoqërine civile dhe të drejtat e njeriut, Z. Stefano Calabretta.

Gjatë këtij takimi, AMSHC me anë të drejtorit të sapo-zgjedhur ekzekutiv, prezantoi punën e Agjencisë, prioritetet e Thirrjes V për aplikime projekt-propozimesh, si dhe sfidat imediate. Gjithashtu, AMSHC parashtroi prioritetet afatshkurtra dhe pikat strategjike në të cilat do të bazohet puna afatgjatë e Agjencisë, nën drejtimin e ri. Përfaqësuesit e Delegacionit shfaqën interes në lidhje me kapacitetet, kompetencat dhe standardet e AMSHC-së në lëvrimin e fondeve si mbështetës i shoqërisë civile në Shqipëri.

Në vijimësi, u vendos që të zhvillohet një tjetër takim, ku të diskutohen modalitete në lidhje me ndihmën që Delegacioni mund t’i ofrojë AMSHC-së në përmirësimin e kapaciteteve monitoruese dhe vlerësuese të projekteve, për t’i përafruar ato me standardet Evropiane. Gjithashtu, në vazhdimësi do të diskutohet mundësia e koordinimit me punën e donatorëve të tjerë në vend.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së