Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim përgatitor organizuar nga “The European Grassroots Antiracist Movement (EGAM)”

Pragë (Republika Çeke), 12 - 15 qershor 2014

"The European Grassroots Antiracist Movement" (EGAM) organizoi në Pragë, takimin përgatitor për eventin evropian “Krenaria Rome”.

Në kuadrin e konsolidimit të bashkëpunimit të AMSHC-së me partnerët ndërkombëtare, morën pjesë në këtë takim Kryetari i Bordit Mbikëqyrës i AMSHC-së z. Adrian Thano, anëtari i Bordit z. Aldo Merkoçi si dhe Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së z. Andi Kananaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të përgatisë organizatat e komunitetit rom si dhe ato anti-raciste, nga e gjithë Evropa, për aktivitetin “Krenaria Rome”, që do të organizohet në vjeshtë, duke bërë bashkë liderët e këtyre organizatave nga 25 vende, për të koordinuar punën e tyre si dhe bashkëpunuar për përgatitjen e këtij aktiviteti.

Aktiviteti "Krenaria Rome" është një ngjarje vjetore mbarë evropiane. Ajo zhvillohet në të njëjtën kohë në 10 deri në 15 vende, dhe punohet për ta zgjeruar atë çdo vit. Aktiviteti "Krenaria Rome" është mobilizimi i shoqërisë për mbrojtjen e dinjitetit dhe të të drejtave të romëve. Ky aktivitet ka për qëllim të dënojë diskriminimin ndaj komunitetit rom, të promovojë barazinë si dhe të mbrojë kulturën rome.

Një nga pikat e forta të aktivitetit “Krenaria Rome” është se ky aktivitet do të organizohet nga koalicioni i krijuar midis organizatave të komunitetit rom me organizatat anti-raciste dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së