Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Shpallja e Thirrjes Nr. 6 për projekt-propozime

Tiranë, 11 gusht - 10 shtator 2014

Në vijim të punës dhe të përmbushjes së misionit të saj, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, për të mbështetur organizatat jofitimprurëse në punën për realizimin e misionit të tyre, shpalli Thirrjen Nr. 6 për shpërndarjen e pjesës së mbetur të grantit dedikuar shoqërisë civile.

Fokusi kryesor i kësaj thirrje janë fushat e mëposhtme:
  1. Rritja e ndikimit të shoqërisë civile dhe përfshirja në hartimin dhe në proceset e miratimit të politikave/reformave publike;
  2. Qeverisja e mirë, forcimi i institucioneve, shoqërisë dhe i dialogut, fuqizimi i të rinjve nëpërmjet vlera themelore të demokracisë (pjesëmarrja, të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, kultura etj);
  3. Mbrojtja e mjedisit, zhvillimi rajonal, ekonomik dhe zhvillimi i qëndrueshëm (trashëgimia kulturore, turizmi, shërbimet publike dhe inovacioni etj);
  4. Rritja e ndikimit publik dhe veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi në kuadër të përafrimit me Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit/zhvillimit rajonal;
  5. Krijimi e konsolidimi i aftësive të shoqërisë civile në komunikimin publik dhe edukimin qytetar, nxitja e qytetarëve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për zhvillimin e komunitetit


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së