Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Publikohet "Indeksi i qëndrueshmërisë së OSHC-ve" – Raporti për Shqipërinë 2013

Tiranë, 5 shtator 2014

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi më 5 shtator 2014 gjetjet e Indeksit të USAID-it për Qëndrueshmërinë e OSHC-ve për Shqipërinë 2013. Indeksi i Qëndrueshmërisë për Evropën Qendrore e Lindore dhe Euroazinë ka ndjekur statusin dhe tendencat e zhvillimit të shoqërisë civile në 29 shtete përgjatë 17 viteve të fundit. Botimi i fundit i raportit për Shqipërinë sugjeron se 4 nga 7 dimensionet e qëndrueshmërisë së OSHC-ve janë përmirësuar gjatë vitit të shkuar. Pavarësisht mjedisit politik indiferent shoqëria civile ka advokuar për çështje të ndryshme me interes publik.

Gjetjet u diskutuan në një Panel Debati me përfaqësues të shoqërisë civile, donatorëve, medias dhe aktorë të tjerë të interesuar për zhvillimin e sektorit të tretë. Folës në panel – Marc Ellingstad (USAID), Gjergji Vurmo (IDM), Andi Dobrushi (OSFA), Eralda Cani (Kabineti i KM) dhe Andi Kananaj (AMSHC) – dhe pjesëmarrësit diskutuan lidhur me tendencat e vitit 2013 për sektorin e shoqërisë civile. Zhvillime të rëndësishme mbi aktivizmin qytetar në rritje, përmirësimin e imazhit publik të sektorit, përpjekje efektive të advokimit si edhe sfidat aktuali si legjislacioni fiskal, mjedisi ligjor mundësues, roli i AMSHC, qëndrueshmëria financiare dhe shqetësime të tjera ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve.









Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së