Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI
Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit AMSHC – CELIM për Rajonin e Lombardisë

Milano (Itali), 17 - 18 shtator 2014

Në kuadër të forcimit të mardhënieve me jashtë të AMSHC-së, drejtori Andi Kananaj sëbashku me anëtarin e bordit që ndjek mardhëniet me Italinë, Ismail Ademi, kanë zhvilluar një vizitë dyditore në qytetin e Milano-s. Rajoni i Lombardisë, ku jetojnë më shumë se 100 mijë qytetarë shqiptarë, është nga më të avancuarit për sa i përket zhvillimeve të sektorit të tretë dhe shoqërisë civile.

Ftesa për këtë vizitë erdhi nga OJF-ja italiane CELIM (Centro Laici Italiani per le Missioni), e cila prej më shumë se 50 vitesh është aktive në Itali dhe prej të paktën 10 vitesh ka aktivitete dhe projekte domethënëse si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Në kuadrin e konferencës përmbyllëse të projektit “Albania Domani”, të financuar nga Fondacioni Cariplo me 3 milionë euro, drejtori i AMSHC-së u ftua të mbante një fjalë rreth funksionimit të Agjencisë në mbështetjen e shoqërisë civile dhe lidhjet që kjo e fundit mund të aktivizojë për një rol më aktiv në projektet e bashkëpunimit për zhvillim dhe çështjeve të emigracionit.

Gjatë këtyre dy ditëve qëndrimi në Milano, përfaqësuesit e AMSHC-së patën takime specifike me disa prej aktorëve më të rëndësishëm të sektorit.

Në takim me organizatën CELIM, u ra dakort dhe u firmos një Memorandum bashkëpunimi që parashikon një partneritet CELIM – AMSHC për projekte të përbashkëta, duke filluar që nga ky vit.
CELIM do të jetë antena e AMSHC-së në rajonin e Lombardisë, duke bërë të mundur në këtë mënyrë aktivizimin e partneriteve institucionale dhe me aktorë të shoqërisë civile, në funksion të zhvillimit të ideve të përbashkëta dhe aktivitetit të fundraising.

Gjithashtu u ra dakort parimisht për të bërë të mundur praninë e AMSHC-së në seksionin për shoqërinë civile në EXPO 2015.

Një takim tjetër i frytshëm ishte edhe ai me zyrën për mardhëniet ndërkombëtare pranë Kryetarit të Bashkisë së Milano-s. Marco Grandi, drejtori i zyrës shprehu nevojën e kontakteve insitucionale me Shqipërinë për sa i përket sektorit të shoqërisë civile, dhe AMSHC-ja do të jetë kanali preferencial i Bashkisë së Milano-s për sa i përket projekteve të përbashkëta. Takime të tjera u zhvilluan me konsullatën shqiptare në Milano dhe me shumë shoqata shqiptare me seli në Lombardi, të cilat janë aktive në fushën sociale dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.


Seminari përmbyllës "Albania Domani"



Seminari përmbyllës "Albania Domani"



Takimi në Bashkinë e Milanos


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së