Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC pranohet si anëtare e VOLONTEUROPE

Tetor 2014

Pas një proçesi që zgjat prej disa muajsh, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) është pranuar si anëtare me të drejta të plota e Rrjetit Evropian (VOLONTEUROPE).

Ky rrjet ndërkombëtar punon për të promovuar vlerat e vullnetarizmit, të qytetarisë aktive dhe drejtësisë sociale, në nivel evropian dhe më gjerë. Aktualisht ky rrjet ka në përbërjen e saj 51 organizata anëtare dhe bashkëpunon në mënyrë konstante me institucionet evropiane (Komisioni Evropian, Parlamenti, Këshilli i Evropës).

Volonteurope punon prej vitesh në ndërtimin e rrjeteve bashkëpunese ndërmjet organizatave partnere dhe aktorëve institucionalë, ashtu si dhe në fushën e lobimit për sa i përket temave të trajtuara. Në vitin 2011 ka qenë rrjeti iniciator i "Vitit Evropian të Vullnetarizmit".

Anëtarësimi i AMSHC-së në këtë rrjet të rëndësishëm, do t'i zgjerojë mundësitë e bashkëpunimit evropian të vetë insititucionit, por njëkohësisht do të jetë edhe një mundësi për organizatat e shoqërisë civile shqiptare, që të dalin gjithnjë e më përtej kufijëve kombëtarë.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së