Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takime konsultative "Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik", në Vlorë, Pogradec dhe Tiranë

7, 8 dhe 9 tetor 2014

Me synim fillimin dhe zhvillimin e një bashkëpunimit të frytshëm dhe të susksesshëm midis AMSHC-së dhe Shoqërisë Civile; AMSHC-ja organizoi:
Takimet konsultative në datat 7, 8, 9 tetor 2014; respektivisht në Vlorë, Pogradec dhe Tiranë nën moton:
“Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik”


Në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme dhe Afatgjatë në funksion të përmbushjes së misionit të saj, AMSHC-ja mblodhi informacione e opinione me aktorë dhe faktorë të ndryshëm që veprojnë në fushën e shoqërisë civile.

Duke besuar se fuqizimi i shoqërisë civile është një mjet i rëndësishëm në lidhjen mes qytetarëve dhe institucioneve, AMSHC-ja është e vendosur të jetë një nxitës aktiv për një klimë të shëndetshme për pavarësinë, efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë civile.

Ky proces i gjerë konsultativ i realizuar me shoqërinë civile kishte qëllim, pikërisht inicimin e nismave të reja ligjore, si dhe për monitorimin e vlerësimin e tyre. OJF-të e zonave respektive, sipas axhendës patën mundësinë të japin kontributin e tyre konktret për inicimin e nismave të reja ligjore, si dhe për monitorimin e vlerësimin e tyre.

Interesimi i Ojf-ve për këto takime konsultative ishte i madh, duke patur një pjesmarrje të gjerë me gati me shumë se 120 përfaqësues të OJF-ve.

Ky cikël takimesh konsultative i inicuar nga AMSHC-ja ishte i pari dhe do të vijojë me një cikël të dytë që do të mbulojë pjesën veriore të Shqipërisë.

Për të lehtësuar dhënien e opinione vetë tyre, ju është shpërndarë paraprakisht një pyetësor i shkurtër. Përgjigjet e tyre u përmblodhën dhe që u bënë pjesë e diskutimit në aktivitet, por sigurisht do të jenë pjesë e axhendës së punës së AMSHC-së.

Pjesëmarrësit vlerësuan këtë iniciativë të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile is një instrument të rëndësishëm i dialogut midis shoqërisë civile dhe institucioneve.

Referuar problematikave kryesore te ngritura të evidentuara nga aktorët e shoqërisë civile gjatë takimeve, u identifikuan fushat ku do të fokusohet bashkëpunimi AMSHC – shoqëri civile:

  1. Fuqizimi i rolit të AMSHC
    1. Fuqizimi i pozitës lobuese të AMSHC-së, p.sh të ndikojë në heqjen e TVSH-së për OJF-të, pra të shikohet ligji për TVSH-në për OJF-të
    2. Fuqizimi i rolit te Bordit Mbikëqyrës i AMSHC-së në drejtim të perfaqësimit dhe varësisë:
      • Duke rritur perfaqësimin në bord të anëtarëve nga shoqeria civile dhe reduktuar perfaqësimin e anëtarëve nga qeveria dhe institucionet shtetërore (duhet fuqizuar dhe duhet të ketë me pak anëtarë përfaqësues të qeverisë, të ketë më shumë anëtarë nga shoqëria civile, të ketë përfaqësues edhe nga kuvendi.
      • Duke reduktuar varesine e Bordit nga Qeveria (duhet të jetë një strukturë jo e varur nga qeveria, por mbi qeverinë).
    3. AMSHC-ja përballet me sfidën per permirësimin e imazhit te saj. Të merret një iniciative ligjore per vullnetarizmin si dhe rritja e kapaciteteve.
    4. Rifreskimi i të dhënave të regjistrit aktual të OJF-ve, pasi një pjesë e madhe janë jo aktive. Te mblidhet informacion per të pare sa të punesuar ka ky sektor


  2. Fuqizimi i kapaciteteve dhe rolit te shoqatave (shoqërisë civile)
    1. Të rritet roli i AMSHC-së në rregullimin e kuadrit ligjor për profesionet e rregulluara.
    2. Tarifat e shërbimeve bazëe për organizatat jo-fitimprurëse, jane kosto per OJF-të. Të krijohen lehtësira.
    3. Krijimi i lehtesirave nepermjet uljes se tarifave per sherbimet baze qe do te ndikojne ne uljen e kostove per OJF.
    4. Rritja e kujdesit per shtresat Kujdes të vecantë për shtresat vulnerabël, shtresat në nevojë
    5. Fuqizimi i shoqatave të sapokrijuara, rritja e kapaciteteve të tyre
    6. AMSHC duhet të financojë projekte per të parë si zbatohet konflikti i interesit.
    7. Riintegrimi i emigrateve shqiptarë që zgjedhin të jetojnë e punojnë në vendin e tyre. Promovimi i aktoreve të shoqërisë civile për orientimin e të rinjve drejt tregut të punës, pasi te rinjtë që janë te papunë dhe ndjehen pesimiste;
    8. Edhe vetë Shoqeria civile duhet të bashkepunojë me administratën publike.
    9. Duhet të ketë më shumë transparencë nga të gjithë aktorët e shoqërisë civile përfshirë dhe AMSHC-në.
    10. Krijimi i nje modeli të suksesshëm për vullnetarizmin.
    11. Shoqëria Civile duhet të jetë nismëtarja e të gjitha nismave
    12. Rritja e kapaciteteve e grupeve që kanë si mision të tyre shërbimet.
    13. Duhet më shumë vëmendje ndaj personave me aftësi të kufizuar.
    14. Të trajtohen dhe problemet të inovacionit.
    15. Të bëhen trajnime me përfaqësuesit e OJF-ve për ti orientuar më mirë sipas legjislacionit evropian.
    16. Përafrimi i legjislacionit tonë me atë të BE ne të gjitha fushat por kryesisht atë të shoqërisë civile.
    17. Të ketë pjesëmarrje aktive të shoqërise civile në komisionet parlamentare.
    18. Të behet përpjekje për heqjen e tatimeve të ngarkuara pa të drejtë nga sistemi tatimor në kurriz të OJF-ve.
    19. Të krijohen forume të përbashkëta rajonale (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi etj.) për tekstet shkollore, arsimin etj.




























Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së