Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC bën Shqipërinë anëtare të Bordit të VOLONTEUROPE

Valletta (Maltë), 13 nëntor 2014

Shqipëria është prej këtij nëntori anëtare e Bordit Ndërkombëtar të VOLONTEUROPE, rrjeti i njohur evropian që promovon vlerat e qytetarisë aktive dhe vullnetarizmit prej 23 vitesh.

Gjatë takimit të datës 13 nëntor në Maltë, përfaqësuesi i Agjencisë shqiptare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), z.Ismail Ademi ka dalë fitues për një nga dy vendet vakante në Bordin Ndërkombëtar prej 9 anëtarësh pas votimit nga përfaqësues të 51 organizatave.

Megjithëse Shqipërisë i mundësohej vetëm një votë, ajo e drejtorit të AMSHC-së, z.Andi Kananaj, z. Ismail Ademi arriti të merrte shumicën e votave bashkë me Prof.Dr.Doris Rosenkranz e Universitetit të Nurembergut.

Rrjeti ka në përbërje 51 organizata anëtare dhe bashkëpunon në mënyrë konstante me institucionet evropiane, Komisionin Evropian, Parlamentin, Këshillin e Evropës.

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) e Shqipërisë është së fundmi anëtare me të drejta të plota e rrjetit.

Takimi i këtij viti u realizua nën patronazhin e presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro.

Presidentja e Maltës ndau edhe 9 çmimet vjetore të VolontEurope për 2014-n, mes të cilëve u vlerësua me çmim edhe aktivistja shqiptare Marsida Bandilli, studente e Universitetit të Antwerpit, Belgjikë.


Marie Louise Coleiro
Presidente e Maltës


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së