Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Aktiviteti "Promovimi dhe Përkrahja e Sipërmarrjes së të Rinjve: Përfitimet dhe Programet"

Tiranë, 18 nëntor 2014

Të rinjtë janë në zemër të shoqërisë dhe gjithashtu në zemër të sfidave që shoqëria përballet për shkak të urbanizimit të vazhdueshëm dhe përzierjes demografike, traditave të konsumit si dhe të rritjes së pritshmërive sa i përket cilësisë së jetës.

Të rinjtë janë duke u bërë gjithnjë e më shumë një pikë qendrore e shoqërisë sonë në teresi, veçanërisht për shkak të problemit të papunësisë si dhe të probleme të tjera sociale.

Sipërmarrja e të rinjve është një nga qasjet më të mira për mënyrën se si ata mund t'i përgjigjen sfidave të transformimit urban dhe nevojës së vazhdueshme për përparimin.

Aktiviteti i mbajtur sot, "Promovimi dhe Përkrahja e Sipërmarrjes së të Rinjve: Përfitimet dhe Programet", u organizua në një tryezë të rrumbullakët, ku Instituti Adriapol, Universiteti Marin Barleti, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe sipërmarrës, kanë diskutuar mbi rëndësinë dhe përfitimet nga veprimtaria sipërmarrëse si dhe programeve aktuale dhe atyre të ardhshme, që kanë për qëllim mbështetjen dhe promovimin e Sipërmarrjes si dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte të nxirrte në pah veprimet e nevojshme për të miratuar një qasje ndërsektoriale në politikat mbeshtetese për sipërmarrjen ekzistuese të të rinjve.

Përfaqësuesi i AMSHC-së, z. Erion Banushi, Përgjegjës i "Sektorit të Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit" theksoi tre momente kyçe të politikave të agjencisë:
  1. Objektivat e AMSHC-së si një ent publik: të ndihmojë për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e organizatave të shoqërisë civile, në përputhje me strategjitë qeveritare në sektorët përkatës.
  2. Prioritetet e AMSHC-së: të forcojë bashkëpunimin me donatorë të ndryshëm, në mënyrë që të përfitojë nga programet financuese të tyre.
  3. E treta dhe më e rëndësishme, në kuadrin e bashkëpunimit me të rinjtë me nisma të tjera të reja, AMSHC ka si prioritet të mbështesë organizatat e reja dhe sipërmarrjen, për të qenë aktivë si aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile.
Përfaqësuesi i Sipërmarrjeve Rinore, z Idaver Sherifi (www.albeu.com) theksoi disa faktorë të rëndësishëm të sfidave të sipërmarrjes.

Vetë sipërmarrja është një kombinim i ideve të reja dhe i një punë të vështirë, e adaptueshme kundrejt rrethanave mbizotëruese në shoqërinë tonë.

Në mënyrë që të ketë një sipërmarrje të suksesshme, ne duhet të dimë shumë mirë legjislacionin dhe trendet e tregut. Krijimi i rrjetit bashkëpunues me aktorët e tjerë që operojnë në të njëjtën fushë ose të ngjashme, është një tjetër element kyç i suksesit për të parandaluar mbivendosjen dhe dështimin e iniciativave.





Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së