Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takime konsultative "Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik", në qytetet Lezhë dhe Shkodër

5 - 6 nëntor 2014

Me synim fillimin dhe zhvillimin e një bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm midis AMSHC-së dhe Shoqërisë Civile; AMSHC-ja organizoi ciklin e dytë përmbyllës të takimeve konsultative në datat 5 dhe 6 nëntor 2014, përkatësisht në qytetet Lezhë dhe Shkodër nën moton:

"Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik"

Në këto takime u vu re një pjesëmarrje e gjerë e përfaqësuesve te OJF-ve nga grupmosha dhe interesa të ndryshme, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve të të rinjve dhe grupeve shoqërore me probleme sociale.

Pjesëmarrësit, nëpërmjet një pyetësori të shpërndarë paraprakisht si dhe një dialogimi të hapur, shprehën mendimet dhe sugjerimet e tyre shumë të vlefshme, lidhur me problematikat që ata hasin dhe fushat ku duhet të përqendrohet më shumë mbështetja financiare e AMSHC-së për t’u ardhur në ndihmë, në mënyrë që të realizojnë sa më mirë misioni për të cilin ato janë krijuar.

Mendimet dhe sugjerimet e tyre do të gjejnë zbatim në punën tonë për një planifikim sa më mirë të punës për vitin 2015 si dhe për hartimin e strategjisë afatmesme dhe afatgjatë të AMSHC-së, për të mbështetur fuqishëm shoqërinë civile në nismat e saj civile në ndihmë të komunitetit.

Mendimet dhe sugjerimet që dolën nga diskutimet ishin:
  1. Kërkesa për ndihmë konkrete kryesisht për shtresat e varfra të shoqërisë;
  2. Mbështetje për personat me aftësi të kufizuar;
  3. Mbështetje financiare specifikisht për fëmijët me aftësi të kufizuar; si dhe integrimin e tyre në shoqëri;
  4. Ngritjen profesionale të stafeve të cilët merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me personat me aftësi të kufizuar të natyrave të ndryshme;
  5. Trajnimin jo vetëm të stafeve që merren me personat me aftësi të kufizuar, por dhe të familjareve të tyre, të cilët janë në lidhje direket me këtë kategori në nevojë;
  6. Trajnimin profesional të të rinjve dhe të grave të familjeve të shtresave të varfra;
  7. Mbështetje për komunitetin rom, si dhe mbrojtja e te drejtave te tyre;
  8. Mbështetje financiare për arsimimin e tyre;
  9. Të tregohet interes për kulturën rome, integrimin e tyre në shoqëri;
  10. Mbështetje e drejtpërdrejtë për shërbime sociale;
  11. Mbështetje financiare për mundësimin e arsimimit për fëmijët jetim;
  12. Trajnimin e grave kryefamiljare, me qellim punësimin e tyre dhe krijimin e pavarësisë ekonomike;
  13. Punësimi i të rinjve;
  14. Ngritja e kapacitete të shoqatave;
  15. Një nga pjesëmarrësit u shpreh pozitiv për krijimin e këshillit kombëtar për shoqërinë civile;
  16. Lehtësimin pse jo dhe heqjen e taksave për OJF-të;
  17. Nxitja e vullnetarizmit; dhe vlerësimi tij me çmime stimuluese


Nga takimi konsultativ në Lezhë


Nga takimi konsultativ në Lezhë



Nga takimi konsultativ në Shkodër


Nga takimi konsultativ në Shkodër


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së