Podgoricë (Mal i Zi), 7 - 9 nëntor 2014

Në Podgoricë është zhvilluar Forumi "Freja", i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Evropës.
.jpg)
Përfaqësuesi i AMSHC-së, z. Erion Banushi, Përgjegjës i "Sektorit të Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit", është i ftuar në këtë forum si folës në seminarin me temë: "Strategjia rajonale e bashkëpunimit midis qeverisjes vendore dhe organizatave që operojnë në nivel lokal".
Z. Banushi ka shpjeguar rolin e rëndësishëm që kanë OSHC-të në zhvillimin e zonave të prapambetura dhe rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet lokale për një zhvillim të qëndrueshëm.
Forumi "Freja" është një aktivitet që zhvillohet një herë në vit dhe vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Kosovë.