Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC merr pjesë në një takimin pune të organizuar nga USAID - Albania

Tiranë, 9 dhjetor 2014

Më 9 dhjetor 2014, anëtari i Bordit Mbikëqyrës të AMSHC-së z. Aldo Merkoçi dhe përgjegjësi i "Sektorit i Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit" të AMSHC-së, z. Erion Banushi, morën pjesë në një takim pune të organizuar nga USAID Albania në Tiranë, në kuadër të përmbylljes së Strategjisë se Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Kombëtar, 2010-2015.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu, donatorë të tjerë dhe homologë të institucioneve qeveritare, të cilët morën informacion të detajuar për projektet aktuale, projektet e reja dhe për ato që do të zhvillohen në të ardhmen nga USAID-Albania dhe donatorë të tjerë të huaj, si dhe si të përqasen ato me strategjinë dhe politikat e qeverisë tonë.

Pjesëmarrësit e këtij takimi, u informuan gjerësisht mbi disa qasje të reja dhe inovative që USAID po përdor për hartimin dhe implementimin e projekteve të reja. Partnerë potencialë të USAID-it, u informuan mbi punën dhe rolin e USAID-it në vendin tonë si dhe diskutuan mbi potencialin e mundësive për partneritet të suksesshëm midis tyre në të ardhmen.

Në mbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësit shprehen bindjen se ky aktivitet do të ndihmojë në aktivitete zhvillimi, të përbashkëta dhe do të kontribuojë, gjithashtu, në ndërtimin e një rrjeti më të fortë bashkëpunëtorësh.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së