Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Takim konsultativ mbi Projekt/Manualin për pjesëmarrje të publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit

Tiranë, 12 dhjetor 2014

Më 12 dhjetor 2014, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. Andi Kananaj, mori pjesë në takimin konsultativ mbi Projekt/Manualin për pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit, iniciuar dhe organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me zyrën e OSCE-së në Tiranë.

Nisur nga parimi i pjesëmarrjes së gjerë të publikut në vendimmarrje si element thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe demokratik si dhe krijimit të një mjedisi mundësues për mirë funksionimin e një Shoqërie Civile sa me aktive dhe gjithë përfshirëse, me qëllim nxitjen e Shoqërisë Civile në proceset legjislative dhe monitoruese, Kuvendi i Shqipërisë ftoi të gjithë aktorët dhe faktorët e Shoqërisë Civile të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me këtë Projekt/Manual.

Pjesëmarrësit në këtë takim, që ishin kryesisht deputetë nga Komisionet Parlamentare, përfaqësues nga Shoqëria Civile dhe grupet e interesit, përfaqësues nga zyra e OSCE-së në Tiranë, si dhe përfaqësues nga stafi i Kuvendit, përcollën mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi përmirësimet e mundshme për një mirë funksionim dhe efikasitet të këtij Projekt/Manuali, i cili do të jetë udhërrëfyes në punën e shoqatave dhe përfaqësuesve të tjerë të Shoqërisë Civile.

Në fund të këtij takimi, organizatorët shprehën vlerësimet e tyre për kontributin e dhënë në hartimin e këtij Projekt/Manuali, i cili do të finalizohet me miratimin dhe botimin e tij.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së