Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC – USAID/AssistIMPACT
Takim pune me temë "Hartimi i planit strategjik"

Tiranë, 17 - 18 dhjetor 2014

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) në bashkëpunim me organizatën AssistIMPACT përmes një projekti të financuar nga USAID - Albania, zhvilloi në datat 17 dhe 18 dhjetor 2014, një takim pune lidhur me planin strategjik të AMSHC-së për të ardhmen.

Ky takim pune u zhvillua nën drejtimin e ekspertit të fushës z. Christopher J. Varady me pjesëmarrjen e drejtorit ekzekutiv të AMSHC-së z. Andi Kananaj dhe stafit.

Takimi dy ditor synoi në përafrimin e strategjisë së AMSHC-së me strategjinë qeveritare, atë të BE-së dhe përcaktimin e risive të zhvillimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Ky takim pune trajtoi misionin e AMSHC-së, ku përveç mbështetjes financiare, agjencia të ofrojë dhe mbështetje teknike për t'i ardhur në ndihmë shoqërisë civile në nismat e saj për komunitetin.

U diskutua dhe për mënyrat e ndërveprimit të agjencisë me strukturat e tjera të qeverisë dhe donatorëve që operojnë në vend, e cila të shërbejë si një agjenci që moderon rolin e shoqërisë civile me ato të institucioneve të tjera sipas tipologjisë së grupeve të interesit.

Takimi nxori si primare qëllimet dhe objektivat që synon të realizojë kjo strategji, si:
  1. Krijimi i një shoqërie aktive, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme
    • Rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në politik bërje dhe vendimmarrje;
    • Rritjen e kapaciteteve të OJF-ve dhe kryesisht atyre të sapo krijuara;
    • Mbështetjen e grupeve vunerabël;
    • Mbështetjen e minoriteteve rom, egjiptian dhe të tjerë;
    • Promovimin e vullnetarizmit dhe filantropisë;
    • Barazinë gjinore dhe rritjen e nivelit të shërbimeve sociale;
  2. Zhvillimin e programeve mbi tematika të ndryshme si p.sh. (rëndësia e përfshirjes, sundimi i ligjit, anti korrupsioni, të drejtat e njeriut, mjedisi etj.);
  3. Shtrirjen gjeografike, grupet e synuara / përfituesit;
  4. Kriteret e përzgjedhjes se projekteve fituese, mekanizmat e grant-dhënies;
  5. Aftësisë monitoruese, kapacitetet përthithëse të OJF-ve;
  6. Raportimi dhe ndërveprimi i AMSHC-së me Qeverinë dhe institucionet e tjera ndërqeveritare.








Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së