Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Vizitë pune në Kroaci për shkëmbimin e eksperiencave më të mira rajonale lidhur me bashkëpunimin e Parlamentit me Shoqërinë Civile

Zagreb (Kroaci), 6 - 10 dhjetor 2014

Me mbështetjen e zyrës së OSBE-së në Tiranë, nga data 6 - 10 dhjetor 2014, përfaqësues nga Parlamenti Shqiptar, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe aktivistë të Shoqërisë Civile, zhvilluan një vizitë pune në Parlamentin Kroat.

Synimi i kësaj vizite ishte “Shkëmbim eksperience rreth praktikave më të mira rajonale, për ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis dy institucioneve, Parlamentit dhe Shoqërisë Civile”, në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”.

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan një sërë takimesh me kryetarët e disa grupeve parlamentare si "Grupi Parlamentar për Kushtetutën, Ligjin dhe Sistemin Politik", "Grupi i Miqësisë ndër Parlamentare midis Shqipërisë dhe Kroacisë", "Grupit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, Grupit Parlamentar për Ankesa dhe Peticione", "Grupit Parlamentar për Shërbimin ndaj Qytetarit", përfaqësues nga zyra e shtypit pranë Parlamentit Kroat si dhe me drejtorin e Zyrës për Bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile pranë Kryeministrisë Kroate.

Në të gjitha takimet u shkëmbyen mendime, ide dhe eksperienca pozitive rreth bashkëpunimit të parlamentit me shoqërinë civile, ku nuk munguan as pyetjet e shumta të bëra nga përfaqësuesit e palës shqiptare rreth këtyre praktikave.

Eksperiencat, mendimet dhe pyetjet e shumta që dolën nga këto takime ishin kryesisht rreth:
  • Praktikave të ndërveprimit ndërmjet parlamentit dhe shoqërisë civile në lidhje me procedurat legjislative, rregulloren e Parlamentit dhe proceseve monitoruese të tij;
  • Identifikimi i nevojave për kapacitete të shoqërisë civile si dhe mundësisë për pjesëmarrjen e saj të gjerë në punën e parlamentit;
  • Përfshirjes së shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit në proceset legjislative;
  • Organizimi i takimeve publike me përfaqësues të shoqërisë civile për çështje që lidhen me qeverisjen e mirë, politik bërjen dhe vendimmarrjen;
  • Transparencës në punën e grupeve parlamentare;
  • Përfshirjes së ekspertëve nga institucionet publike dhe shoqëria civile gjatë punës së grupeve parlamentare;
  • Hartimi i programeve për vullnetarizëm me studentet e shkencave politike, për të bashkëpunuar me parlamentaret
  • Organizimi i konferencave, seminareve, takimeve të përbashkëta me shoqërinë civile ku fokusi kryesor të jenë çështjet me karakter publik, si mjedisi, institucionet publike, infrastruktura, arsimi, shëndetësia etj.;
  • Pasqyrimi i aktiviteteve të përbashkëta në TV dhe web-page-in e Parlamentit dhe Shoqërisë Civile;
  • Ngritja e organeve konsultative në lidhje me shoqërinë civile pranë çdo institucioni me qellim që të rritet ndërgjegjësimi për këtë sektor;
  • Vendosja e një sistemi trajnimi të rregullt për aktorët e shoqërisë civile në bashkëpunim me shkollën e administratës publike;
  • Rritjes së feedback-ut nga ana e shoqërisë civile në konsultime të përbashkëta;
  • Nxjerrjes së një raporti vjetor ku të pasqyrohet e gjithë puna dhe arritjet në këto konsultime publike;
  • Transparencë on-line e të gjitha të dhënave rreth financimeve me grante, ku të pasqyrohet se ku shkojnë gjithë këto financime, sa është shuma që shkon për shoqërinë civile. Gjithashtu dhe nxjerrja e një raporti vjetor mbi financimet me grante publike;
  • Standardet dhe kriteret kryesore që duhet të plotësohen për financime nga fondi publik si fushat e aplikimit, objektivat që do arrihen, konflikti i interesit, monitorimi i saktë, grupet përfituese etj.;
  • Hartimi i një plani vjetor thirrjesh në përputhje me programet më të rëndësishme dhe me strategjinë kombëtare;
  • Bashkë koordinimi i punës me donatoret e tjerë në kuadër të IPA-s;
  • Të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe e pakicave në veçanti, zgjidhja e ankesave nëpërmjet një organi këshillues pranë parlamentit. Bashkëpunimi me shërbimin social, me aktorë të shoqërisë civile, mediat, pushtetin vendor, sindikatat, policinë etj.
  • Rritja e shërbimit ndaj qytetarit nëpërmjet kontakteve telefonike dhe e-mail-it me pyetje rreth temave që diskutohen në Parlament, nëpërmjet programeve të tjera në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, si konkurse me shkollat e mesme rreth legjislacionit kroat dhe atij të BE-së, programe vullnetarizmi me studentet e shkencave juridike të cilët hulumtojnë, punojnë për deputetët;
  • Organizimi i ditëve të dyerve të hapura, kryesisht kur festohen festa kombëtare, ekspozita në bashkëpunim me arkivin, diskutim ne media, quiz-e on-line me temë "Sa e njeh parlamentin tënd?" etj.;
  • Programet e vullnetarizmit përfshijnë studentët më të mirë dhe janë hartuar në bashkëpunim me shoqërinë civile sipas modelit amerikan;
  • Programe për nxënësit e shkollave 9-vjeçare (essay) "Të isha Parlamentar" etj.
Në fund të këtyre takimeve të gjithë pjesëmarrësit falënderuan njeri tjetrin për mendimet dhe eksperiencat pozitive, të sjella në këto takime të cilat do të jenë një ndihmese e madhe në hartimin e plan programeve dhe strategjive për të ardhmen.





Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së