Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC konsultohet me 200 Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Thirrjes së radhës, nr. 7

Tiranë, 26 janar 2015

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) në Bashkëpunim të ngushtë me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Zyrën pranë Kryeministrisë dhe TACSO Albania zhvilloi më datë 26.01.2015, konsultimin me shoqërinë civile rreth prioriteteve të thirrjes së radhës nr. 7.

Ky takim u organizua në ambjentet e EU Info Centre dhe ishte vazhdimësia e një serie konsultimi të nisur online që në datë 15.01.2015, nëpërmjet një formati elektronik, ku OJF-të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre, proces i cili do të përmbyllet më datë 28.01.2015. Takimi kishte si qëllim thithjen e të gjitha mendimeve dhe sugjerimeve të tyre lidhur me fushat prioritare që duhet të përfshihen në këtë thirrje.

Takimin e hapi Z. Andi Kananaj, Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së i cili bëri një përshkrim të shkurtër rreth rolit dhe rëndësisë së forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, për të rritur ndikimin dhe qëndrueshmërinë në punën e përbashkët.

Më pas fjalën e mori Z. Stefano Calabretta, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së për Shoqërinë Civile dhe të Drejtat e Njeriut, i cili shpjegoi fillimin e bashkëpunimit midis AMSHC-së dhe strukturave të Delegacionit të BE-së, të cilat përkrhin shoqërinë civile në Shqipëri.

Në vazhdim, foli, Znj. Evis Qaja kordinatore në Departamentin e Programimit të Zhvillimit të Financimeve dhe Ndihmës së Huaj, pranë Zyrës së Kryeministrit, Z. Genci Pasko, drejtor i programit TACSO, si dhe Znj. Kozara Kati, në cilësinë e Anëtares së Bordit Mbikëqyrës të AMSHC-së.

Për këtë takim pati një interes të madh, tregues i të cilit ishte pjesëmarrja e lartë e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë që operojnë në sektorin e shoqërisë civile në mbarë vendin. Për këtë, Agjencia mbajti edhe një seancë të dytë konsultimi me shoqërinë civile nga ora 14.00-16.00.

Në mbyllje të takimit, pjesëmarrësit shprehën mendimet dhe sugjerimet e tyre rreth fushave prioritare për thirrjen e radhës, të cilat ishin kryesisht të fokusuara tek: të drejtat e njeriut, kryesisht fëmijëve, barazia gjinore, lufta kundër korrupsionit, mbështetja për shtresat vulnerabël, veçanërisht për njerëzit me aftësi të kufizuara, mbështetja e minoriteteve, kryesisht atyre rome, egjiptian etj., mbështetja e të rinjve, mbrojtja e ambjentit, rritja e kapaciteteve, problematikat në fushën e arsimit, përmirësimi i shërbimeve sociale, krijimi i sipërmarrjeve të grave dhe të rinjve, kulturë etj.

Takimi u vlerësua nga pjesëmarrësit, të cilët kërkuan organizime të takimeve të tilla konsultative midis aktorëve të interesuar për këtë sektor si edhe dëshirën për të pasur edhe në të ardhmen mundësi bashkëpunimi dhe shkëmbime mendimesh midis Qeverisë, Shoqërisë Civile dhe Zyrës së Bashkimit Evropian.

Për të lexuar përmbledhjen e fushave prioritare të Thirrjes nr. 7,
të sugjeruara nga shoqëria civile,
klikoni këtu
















Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së