Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC: Takim "cool" me OJF-të rinore

Tiranë, 29 janar 2015

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, organizuan një takim konsultativ me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës, ku pjesë e tij janë 31 organizata rinore dhe 4 forume politike rinore.

Takimi u realizua pranë zyrave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Pjesëmarrësit në takim diskutuan rreth problematikave dhe vështirësive që hasin gjatë punës së tyre, sidomos organizatat e reja. Ata parashtruan një sërë sugjerimesh për krijimin e disa lehtësirave për të qenë të suksesshëm në thirrjen e rradhës.

Problematika që u diskutuan kishin të bënin kryesisht me lehtësimin e procedurave administrativo-fiskale, prioritarizimin e kuotëzuar mundësisht në përqindje të adresuar specifikisht për rininë, në thirrjet e ardhëshme.

Pjesëmarrësit gjithashtu ngritën dhe sërë pyetjesh teknike në lidhje më procesin e aplikimit, për të cilat morën përgjigje nga përfaqësuesit e AMSHC-së.

Në mbyllje të takimit pjesëmarrësit falenderuan organizatorët dhe vlerësuan këtë takim si shumë të rëndësishëm për forcimin e urave të bashkëpunimit dhe komunikimit midis AMSHC-së dhe organizatave rinore.













Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së