Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takimi pune AMSHC – Zyra e BE-së, Tiranë
"Forcimi i Bashkëpunimit AMSHC-BE"

Tiranë, 13 shkurt 2015

Agjencia për mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) së bashku me përfaqësues nga Bordi Mbikëqyrës, zhvilloi në datën 13 shkurt 2015, pranë zyrave të saj një takim pune me përfaqësues më të lartë të Misionit të Këshillit Social dhe Ekonomik Evropian dhe Zyrës së BE-së në Tiranë.

Ky takim u organizua në kuadër të misionit të Këshillit Social dhe Ekonomik Evropian, i cili vizitoi vendin tonë gjatë javës. Misioni do të shënojë një hap para në përgatitjen e opinionit mbi "Roli i Shoqërisë Civile në marrëdhëniet BE- Shqipëri' nga ana e Këshillit Social dhe Ekonomik Evropian, me kërkesë të Komisionit Evropian.

Qëllimi i takimit ishte njohja me opinionet dhe mendimet e përfaqësuesve më të rëndësishëm të shoqërisë civile në Shqipëri dhe pasqyrimi i tyre në opinionin që do të përgatisë Këshillit Social dhe Ekonomik Evropian si dhe vendosja e urave të bashkëpunimit midis tyre.

Takim u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të misionit të Këshillit Social dhe Ekonomik Evropian që ishin z. Ionut Sibian, Kryetar i Komisionit për Ndjekjen e Çështjeve të Ballkanit Perëndimor, z. Christoph Lechner (Group II- Punëtorët), z. Cveto Stantič (Group I-Punëdhënësit), z. Cédric Cabanne, REX Secretariat, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Tiranë për shoqërinë civile, z. Stefano Calabretta, dhe disa anëtarëve te Bordit Mbikëqyrës, konkretisht znj. Kozara Kati, z. Aldo Merkoci dhe z. Ismail Ademi. Në këtë takim Drejtorit Ekzekutiv i AMSHC-së z.Andi Kananaj, bëri një ekspoze të punës dhe arritjeve të AMSHC-së si dhe parashtroi nevojat e bashkëpunimit me BE-në për realizimin e objektivave të planit strategjik 2015-2020 të AMSHC-së.

Ky takim realizoi gjithashtu shkëmbimin e mendimeve midis autoriteteve tona dhe atyre Evropiane, rreth perspektivës evropiane të Shqipërisë. Në mbyllje të takimit u tha se Misioni i Këshillit Social dhe Ekonomik Evropian do të zhvillojë dhe dy takime të hapura me OJF-të në Tiranë dhe Shkodër.









Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së