Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim rreth Udhërrëfyesit për zhvillimin e shoqërisë civile

Tiranë, 26 shkurt 2015

Në datë 26.02.2015, AMSHC mori pjesë në takimin konsultativ rreth Udhërrëfyesit për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Ky takim i organizuar nga Delegacioni Europian dhe TACSO në ambjentet e Delegacionit Europian, pati pjesmarrjen e Ministres së Integrimit znj. Klajda Gjosha, z. Yngve Engstroem Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit si dhe perfaqsuesve të ambasadave dhe donatorëve të huaj në Shqipëri.

Ministrja e Integrimit shpjegoi hapat e ndërrmara nga qeveria për zbatimin e udhërrëfyesit si dhe planin e veprimit për të ardhmen.

Drejtori ekzekutiv z. Andi Kananaj dhe Shefi i sektorit të Bashkëpunimit të AMSHC-së z. Erion Banushi, shpjeguan rolin koordinues që ka kryer agjencia për zbatimin e Udhërrëfyesit si dhe angazhimin e madh që ka pasur kjo agjenci për t'u bërë një nga mbështetësit kryesor të shoqërisë civile në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të zhvillohen takime të hapura konsultative me shoqërinë civile në lidhje me Udhërrëfyesin, prandaj dëshirojmë që të gjithë të interesuarit të na ndjekin në rrjetet sociale (Facebook dhe Twitter) si dhe ne faqen web www.amshc.gov.al për lajmet e fundit.





Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së