Tryeza e rrumbullakët me temë "Raportimi në Media i Fenomenit të Trafikimit të Vajzave e Grave: Problematika dhe Rekomandime"
Tiranë, 27 shkurt 2015
Në datë 27 shkurt 2015, në mjediset e Hotel Sheraton, është mbajtur Tryeza e rrumbullakët me temë “Raportimi në Media i Fenomenit të Trafikimit të Vajzave e Grave: Problematika dhe Rekomandime”, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore (UN Women).
Të pranishëm në këtë tryezë të rrumbullakët ishin znj. Etleva Gjebrea zv. Ministër i Punëve të Brendshëm, z. David Saunders Përfaqësues i UN Women, Shqipëri.
Në këtë tryezë të rëndësishme morën pjesë gjithashtu gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetar si dhe përfaqësues nga AMSHC.
Gjatë këtij eventi u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të Monitorimit të Medias së Shkruar rreth raportimit të fenomenit të trafikimit për periudhën shkurt – dhjetor 2014, si dhe u vlerësuan me çmime nga një juri prestigjioze, tre gazetarë që kanë raportuar në mënyrë profesionale rastet e trafikimit të personave në media.