INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC merr pjesë në Takime Konsultative Rajonale rreth Udhërrëfyesit të Politikave të Qeverisë Shqiptare me temë “Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile”

5, 9, 10 dhe 11 mars 2015

Në vijim të përmbushjes së misionit të saj për mbështetjen financiare dhe teknike të shoqërisë civile për nisma qytetare në të mirë të komunitetit, si dhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve), AMSHC merr pjesë në takime rajonale në datat 5, 9, 10 dhe 11 mars 2015, përkatësisht në Vlorë, Pogradec, Shkodër dhe Tiranë, me shoqërinë civile, rreth Udhërrëfyesit të Politikave të Qeverisë Shqiptare me temë “Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile”, të drejtuara nga Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me zyrën e projektit TACSO në Shqipëri.

Takimet u drejtuan nga përfaqësuesi i Ministrisë se Integrimit, i cili në fjalën e tij parashtroi se Udhërrëfyesi është hartuar në përputhje të plotë me Udhëzuesin e BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në vendet e zgjerimit, për periudhën 2014-2020, i cili synon të sigurojë një strukturë të qëndrueshme për matjen e progresit në zhvillimin, mundësimin dhe stimulimin e demokracisë pjesëmarrëse në vendet që synojnë të aderojnë në BE.

Qëllimi kryesor i dokumentit synon në orientimin dhe krijimin e kushteve për Qeverinë Shqiptare në krijimin, apo dhe përmirësimin e mekanizmave ekzistues për vendosjen e urave të bashkëpunimit me shoqërinë civile, për të kontribuar në promovimin e qeverisjes dhe politikëbërjes gjithëpërfshirëse si dhe instalimin e një demokracie më funksionale në vend.

U theksua gjithashtu, se draft dokumenti prezanton një program me 9 fusha prioritare veprimi, të cilat qeveria shqiptare është e angazhuar t'i zbatojë, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Më tej paneli drejtues i takimeve së bashku me të pranishmit, përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan, shkëmbyen mendime dhe dhanë sugjerime rreth fushave prioritare të Udhërrëfyesit të Politikës së Qeverisë për një Mjedis Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, që ishin:
  1. Institucione që mbështesin bashkëpunimin Qeveri-OSHC;
  2. Mjedis politikash strategjike kombëtare për zhvillimin e shoqërisë civile;
  3. Përfshirja e OSHC-ve në procesin e politikëbërjes;
  4. Strukture financimi publik për programet e OSHC-ve;
  5. Kuadër i ri ligjor për regjistrimin dhe punën e OSHC-ve;
  6. Raportimi/ kontabiliteti financiar dhe trajtimi tatimor i OSHC-ve;
  7. Mbledhja e të dhënave te vlefshme rreth zhvillimit e shoqërisë civile;
  8. Zhvillimi i vullnetarizmit;
  9. Kontributi i OSHC-ve në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë
Në fund të takimeve organizatorët falënderuan pjesëmarrësit për prezencën e tyre dhe premtuan pasqyrimin e të gjitha mendimeve dhe sugjerimeve në draft dokumentin final. Gjithashtu, pjesëmarrësit falënderuan organizatorët dhe theksuan rëndësinë e madhe që kanë këto takime për të qënë sa më afër shoqërisë civile.




Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së