INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

AMSHC mbyll me sukses ciklin e trajnimit të OJF-ve në kuadër të Thirrjes nr. 7

Mars 2015

AMSHC mbyll me sukses ciklin e trajnimeve të organizuara në kuadër të Thirrjes nr. 7 për projekt-propozime, me synim dhënien e asistencës teknike për një aplikim të suksesshëm, me përfaqësues të OJF-ve dhe gjithë aktorëve të tjerë të Shoqërisë Civile në qytetet Shkodër, Pogradec dhe Tiranë, në datat 24, 26 shkurt dhe 2 mars 2015.

Në këto trajnime u vu re një pjesëmarrje dhe interesim i gjerë i përfaqësuesve të OJF-ve në përgjithësi dhe sidomos atyre të sapo formuara apo rinore, dhe që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonat rurale. Ecuria dhe mbarëvajtja e këtij procesi të domosdoshëm ishte i suksesshëm.

Pjesëmarrësit në këto trajnime morën shpjegime dhe udhëzime rreth plotësimit të formularit të aplikimit, paketës së dokumentacionit ligjor që shoqëron aplikimin si dhe pasqyrës financiare, përputhshmërisë së saj me aktivitetet e planifikuara etj.

Pjesëmarrja e madhe rreth 120 pjesëmarrës në këto takime, të konfirmuar paraprakisht edhe në rrugë elektronike në faqen e AMSHC-së tregoi rëndësinë e këtyre trajnimeve.

Në fund pjesëmarrësit falënderuan AMSHC-në për ndihmën dhe asistencën e dhënë.


24 shkurt 2015: Nga takimi konsultativ në Shkodër


24 shkurt 2015: Nga takimi konsultativ në Shkodër



26 shkurt 2015: Nga takimi konsultativ në Pogradec


26 shkurt 2015: Nga takimi konsultativ në Pogradec



2 mars 2015: Nga takimi konsultativ në Tiranë


2 mars 2015: Nga takimi konsultativ në Tiranë


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së