Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC mbyll me sukses ciklin e trajnimit të stafit të saj lidhur me hartimin e Projekt Propozimeve për programin IPA dhe donatoret e tjerë

Tiranë, 3, 4 dhe 5 mars 2015

AMSHC mbyll me sukses ciklin e trajnimit për rritjen e kapaciteteve të stafit të saj në lidhje me hartimin e projekt-propozimeve për programin IPA dhe donatorët e tjerë që operojnë në vend, të organizuara në bashkëpunim me USAID Albania, nëpërmjet një projekti të aplikuar nga AssistIMPCT, në datat 3, 4 dhe 5 mars 2015.

Ky trajnim zhvillohej në vijimësi të seminarit dy ditor që AMSHC-ja zhvilloi në datat 17 dhe 18 dhjetor 2014, për hartimin e Strategjisë së AMSHC-së 2015-2020, i cili u drejtua nga eksperti i fushës z.Christopher J. Varady.

Ne këtë trajnimi, stafi i AMSHC-së mori njohuri për të gjitha etapat dhe teknikat e hartimit të projekt-propozimeve, të cilat u prezantuan nga eksperti i fushës z, Christofer J. Varady dhe u bënë një sërë pyetjesh rreth rubrikave të veçanta të projekt-propozimit, si logframe, draftimi i buxheti etj.

Gjatë trajnimit u organizuan disa punë në grupe, ku pjesëmarrësit aplikuan konkretisht të gjitha njohuritë e marra dhe në të njëjtën kohë qartësuan dhe tejkaluan çdo vështirësi që hasën gjatë punës së tyre.

Në fund stafi i AMSHC-së së bashku me përfaqësuesit e AssistIMPCT falënderuan USAID Albania dhe trajnuesin për ndihmën dhe asistencën teknike të dhënë gjatë këtij trajnimi dhe u shprehen se këto trajnime janë gjithmonë të nevojshme.











Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së