Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Lançohet: Observatori i Bashkëpunimit Rajonal në Vendet e Ballkan - "ORI"

Tiranë, 06 mars 2015

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si dhe Friedrich Ebert Stiftung organizuan sot më 6 mars 2015, tek Tirana Times Library, takimin për lanchimin e Observatorit të Bashkëpunimit Rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor – "ORI".

ORI- është një Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Ne këtë takim ishin të pranishmen një numër i madh pjesëmarrësish. Të pranishmëve ju uroi mirëseardhjen z. Ilir Ciko, përfaqësues i Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Në takim morën fjalën z. Frank HANTKE, Drejtor i Friedrich Ebert Stiftung - Zyra Tiranë i cili foli për temën "Procesi i Berlinit dhe Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor", znj. Erisa XHIXHO, Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian, me temë "Bashkëpunimi rajonal: Një objektiv kyç i strategjisë së integrimit në BE të Qeverisë Shqiptare", z. Andi KANANAJ, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, i cili prezantoi temën "Shoqëria Civile Shqiptare si një partner kompetent dhe strategjik në bisedimet për përafrimin", z. Ardian Hackaj, Drejtor i Shtetiweb portal, Instituti i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit i cili prezantoi "ORI: Të dhënat empirike në shërbim të politikave të bashkëpunimit kombëtar dhe rajonal”.

Gjatë takimit pati dhe shkëmbim pikëpamjesh rreth temës "Europa Juglindore-2020: Nxitja e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian", me aktorët e tjerë kryesorë të pranishëm të tillë si z.Yngve Engstroem, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Nand SHANI, Ekspertit të lartë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, në Sarajevë, znj. Fabiola Duro, Drejtores për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, dhe znj. Leila HAXHIQI, Drejtore Ekzekutive, Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Zyra Tiranë.

Në fund të takimit z. Ilir Ciko, përfaqësues i Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim bëri një përmbledhje të konkluzioneve dhe u përcaktuan hapat e mëtejshme që do të ndiqen në të ardhmen.









Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së