Workshop për plotësimin e matricës së Udhërrëfyesit
Tiranë, 12 mars 2015
AMSHC me anë të përfaqësuesit të saj z. Erion Banushi, mori pjesë në workshop-in për plotësimin e matricës së monitorimit të Udhëzuesit për mbështetjen nga BE të Shoqërisë Civile për periudhën 2014-2020.
Qëllimi i workshopit ishte diskutimi lidhur me plotësimin e Udhëzuesit me treguesit e targetuar në nivel kombëtar.
Ky takim pati pjesëmarrjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe arriti të përfundojë targetimet për strategjinë me anë të kontributit të të gjithë pjesëmarrëse.
AMSHC falënderon zyrën e TACSO në Shqipëri për organizimin dhe shpreh mbështetjen e plotë për çdo iniciativë që forcon rolin e shoqërisë civile në konsultime dhe vendimmarrje.