Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim trajnues lidhur me detyrimet e parashikuara në Ligjin për të Drejtën e Informimit

Tiranë, 17 mars 2015

AMSHC me përfaqësuesin e saj Z. Alkent Shehaj mori pjesë në takimin trajnues, ku Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë kanë zhvilluar me rreth 200 përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore dhe të varësisë për t’i trajnuar në lidhje me detyrimet e parashikuara në Ligjin për të Drejtën e Informimit.

Në fjalën e hapjes Komisioneri Dervishi theksoi rëndësinë e zbatimit të Ligjit për të Drejtën e Informimit në kuadër të transparencës së administratës publike me qytetarët.

Komisioneri i rikujtoi të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve publike se edhe pse kanë kaluar disa muaj nga miratimi i ligjit, shumë prej detyrimeve të përcaktuara në të akoma mbeten të pazbatuara. “Deri më tani, nuk kemi vendosur sanksione administrative edhe pse ligji na detyron, por ne jemi nisur nga parimi se qëllimi i ligjit nuk është vendosja e sanksionit, por zbatimi i tij. Deri më sot kjo është mbajtur si përgjegjësi nga Komisioneri, por nga nesër do ta ndajmë së bashku”.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së