INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC merr pjesë në dy evente të organizuara nga Volonteurope, në Riga, Letoni

Riga (Letoni), 26 - 27 mars 2015

Më 26 - 27 mars 2015, AMSHC, përfaqësuar nga kryetari i Bordit Mbikëqyrës, Z. Adrian Thano, dhe anëtari i Bordit Mbikëqyrës Z. Ismail Ademi, mori pjesë në seminarin dhe konferencën, e organizuar nga Volonteurope në Riga, Letoni.

Seminari u organizua me temë “Izolimi Rural i Qytetarëve në Evropë”, të enjte 26 mars 2015, dhe Konferenca e Volonteurope ishte rreth temës “Vizioni për të Mirën e Përbashkët për Evropën ", të premte 27 mars 2015, Shkolla e Ekonomisë e Stokholmit, Riga, Letoni.

Pjesëmarrësit në këto evente përfaqësonin një numër të madh përfaqësuesish nga sektorë publik dhe privat, shoqëria civile, si dhe të komuniteteve dhe nismëtarëve të lëvizjeve. Për organizimin e këtyre eventeve ishte bërë një punë e gjatë përgatitore nga anëtarët e rrjetit Volonteurope, shoqërisë civile dhe partnerëve institucionalë, që prej gjysmës së dytë të 2014.

Këto evente, u organizuan në bashkëpunim me partnerë nga e gjithë Evropa, të cilët kanë për qëllim të çojnë përpara punën rreth çështjes “Izolimi Rural i qytetarëve në Evropë” si dhe të shërbente si nisje zyrtare e fushatës së grupeve të interesit, të titulluar "E mira e Përbashkët për Evropën".

Izolimi Rural, në të gjithë BE-në, mund të adresohet përmes politikave publike, angazhimit të qytetarëve dhe përfshirjes së shoqërisë civile. Volonteurope, një rrjet ndërkombëtar i cili promovon vullnetarizmin, qytetarinë aktive dhe drejtësinë sociale, është i angazhuar në një fushatë dy - vjeçare me temë “Izolimi Rural i qytetarëve në Evropë”.

Kjo fushatë ka për qëllim të evidentojë sfidat me të cilat përballen komunitetet rurale dhe të identifikojë zgjidhjet e mundshme të këtyre sfidave.

Me organizimin e kësaj konference, rrjeti Volonteurope synoi të kalojë në një fazën tjetër të fushatës së tij që ka të bëjë me ngritjen e debatit rreth vizionit mbi "E Mira e Përbashkët për Evropën". Konferenca, në vetvete, ishte një mundësi e shkëlqyer për ta bërë këtë.

Fushata nën moton "E Mira e Përbashkët për Evropën", mbështetet nga disa parime, ku përfshihen:
  • Gjithë Përfshirja: të gjithë sektorët, duke punuar së bashku për të siguruar gjithë secilin përfshirë dhe personat më vunerabël, mund të përfitojnë nga mundësi, lumturi dhe pasuri që janë në dispozicion, në shoqëri;
  • Bashkëpunimi: njerëz që veprojnë së bashku për të bërë një ndryshim dhe për të nxitur ndryshime pozitive;
  • Vizion afatgjatë: trajtim të sfidave urgjente me të cilat përballet Evropa, ndërkohë që është e vetëdijshme për nevojat e gjeneratave të ardhshme dhe të qëndrueshmërisë mjedisore;
  • Drejtësia: pavarësisht zgjedhjes individuale, çdo kush duhet të ketë qasje të barabartë në mundësitë dhe në pjesëmarrjen në jetën demokratike.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së