Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takimi konsultativ në qarkun e Shkodrës për Draftin final të projektligjit "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile"

Shkodër, 31 mars 2015

Shkodra ishte destinacioni i rradhës në procesin e konsultimit me Organizatat e Shoqërisë Civile në 12 qarqet e Shqipërisë për diskutimin e draftit final të projektligjit “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”.

Takimi u zhvillua në qendrën kulturore “Arka” dhe nisi me prezantimin e projektligjit nga përfaqësuesi i Shërbimit Kombëtar për Rininë, i cili shpjegoi në vija të përgjithshme qëllimet, parimet dhe mënynrën e funksionimit të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC).

Përfaqësuesi i organizatës DeP pyeti se në cilat praktika ndërkombëtare është bazuar krijimi dhe funksionimi i KKSHC-së. Përfaqësuesja e AMSHC-së solli si shembull praktikën kroate dhe mirëfunksionimin e këtij Këshilli të ngjashëm në Kroaci.

Pjesëmarrësit pranuan se nuk e kishin marrë projektligjin në mënyrë elektronike dhe si rrjedhim nuk ishin në dijë për të. Ato shprehën dëshirën për të zhvilluar një takim të dytë ku do të kishin mundësi të jepnin rekomandimet e tyre mbi draft ligjin.

Përfaqësuesja e AMSHC-së, Znj. Çorbaxhi shpjegoi se projektligji është i afishuar në faqen zyrtare të internetit të AMSHC dhe cdo kush mund ta aksesojë.

Përfaqësuesi i Shërbimit Kombëtar për Rininë, Z. Loka sugjeroi që të organizatat pjesëmarrëse të nisin rekomandimet e tyre me shkrim, në një dokument të gjatë maksimumi një faqe A4 dhe t’i dërgojnë në adresat e përfaqësuesve të Ministrisë dhe AMSHC-së. Në këtë mënyrë rekomandimet do të jenë më konkrete.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së