Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) dhe AMSHC përmbyllën me sukses procesin e konsultimit të draftit ligjit "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile"

Prill 2015

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) përmbyllën me sukses, procesin e takimeve rajonale me organizata dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile lidhur me konsultimin e gjerë të Projektligjit “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”.

Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR), AMSHC-ja, grupi teknik i punës si dhe përfaqësues nga organizatat dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Organizatorët e takimeve theksuan se ky projektligj ka për qëllim krijimin e mekanizmave të bashkëpunimit mes qeverisë dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Ai rregullon krijimin, organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile, si një strukturë këshillimore dhe e pavarur pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për të garantuar bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri në dobi të zgjerimit të demokracisë, konsolidimit të qeverisjes së mirë, rritjes së transparencës në vendimmarrjen publike, nëpërmjet përfshirjes sa më të gjerë të shoqërisë civile në këtë proces.

Projektligji që u paraqit për shqyrtim në këto takime është hartuar duke mbajtur parasysh parimet e shprehura në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë “Për procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë” si dhe vjen në përputhje me rekomandimin kryesor të përfaqësuesve të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian

Gjatë takimeve u theksua se shoqëria civile në vendin tonë ka dhënë kontribut të madh në drejtim të respektimit, promovimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, forcimit të shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie të drejtë, të hapur dhe demokratike. Ajo ka dhënë kontribut konkret përmes nismave ligjore për hartimin e ligjeve të reja ose përmirësime të tyre, monitorimit të respektimit të standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare në fusha të ndryshme dhe ndërgjegjësimit të publikut për rolin e tij në një shoqëri demokratike, në forcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit social në rajon dhe më gjerë.

Në vijimësi të kësaj, pjesëmarrësit diskutuan dhe shprehën lirshëm mendimet e tyre për secilin nen të projektligjit dhe vunë theksin në nevojën e avancimit te reformave në lidhje me:
  1. Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe fiskal për veprimtarinë e shoqërisë civile;
  2. Rritjen e transparencës së punës së institucioneve publike;
  3. Konsultimin e gjerë të nismave të reja ligjore me shoqërinë civile, dhe forcimin e kapaciteteve
Procesi konsultativ u karakterizua nga gjithëpërfshirja, transparenca, efektiviteti, dialogu dhe përgjegjshmëria.

Në përfundim të takimeve organizatorët garantuan se do të ketë vlerësimi me objektivitet të mendimeve dhe rekomandimeve të dala gjatë procesit konsultues dhe se rezultatet që do të dalin nga ky proces do të gjejnë pasqyrim në hartimin e draftit final të projekt ligjit.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së