INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takimi konsultativ në qarkun e Gjirokastrës për Draftin final të projektligjit "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile"

Gjirokastër, 3 prill 2015

Vazhdojnë takimet nëpër qarqet e Shqipërisë për t'u konsultuar me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile mbi projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”.

Destinacioni i rradhës ishte Qarku i Gjirokastrës dhe tryeza e rrumbullakët u plotësua me pjesëmarrës nga 7 organizata të shoqërisë civile.

Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, moderuar nga z. Andi Kananaj, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërsië Civile (AMSHC) dhe me ndihmesën e z. Kreshnik Loka, Jurist dhe Koordinator Projektesh pranë Shërbimit Kombëtar për Rininë.

Z. Kananaj prezantoi një informacion të përgjithshëm mbi projektligjin dhe arsyet e inicimit të tij.

Përfaqësuesi i Fondacionit "Gjirokastra", z. Said Petrela, shprehu skepticizmin e kolegëve të tij mbi implementimin e drejtë të ligjit. Ai mendon se draft ligji do të jetë produktiv për OSHC-të në rast se zbatimi i tij bëhet në mënyrën korrekte. Ai propozon që tryeza konsultative me përfaqësues nga OSHC-të në të gjthë vendin të zhvillohen jo vetëm për draft ligjin, por edhe për miratimin e Rregullores së KKSHC-së, e cila do të funksionojë si dokumenti bazë i Këshillit.

Z. Kreshnik Loka plotëson se projektligji do të rregullojë vetëm zgjedhjet e para të KKSHC-së dhe në mbledhjen e parë e tij do të miratohet Rregullorja. Draft ligji vjen i hartuar në terma të përgjithshëm me qëllimin që Rregullorja të jetë dokumenti ligjor i detajuar, ku do të bazohet organizimi dhe funksionimi i KKSHC-së.

Z. Kananaj thekson rëndësinë e madhe të zgjedhjeve të përfaqësuesve të OSHC-ve në KKSHC. Kjo pikë shihet prej tij si një moment kyç, i cili kërkon idetë dhe opinionet e të gjithë aktorëvë të shoqërisë civile për të arritur në një produkt gjithëpërfshirës dhe të pranuar nga masa e gjerë.

Pjesëmarrësit, unanimisht, theksojnë rëndësinë e gjithëpërfshirjes gjeografike të OSHC-ve në Këshill. Një nga pjesëmarrësit propozon të ketë vende të përcaktuara nga çdo qark i Shqipërisë.

Z. Kananaj, argumenton se ky propozim do të jetë i vështirë për t'u zbatuar pasi mund të ndodhë që disa nga qarqet mund të veprojnë më së shumti në të njëjtën fushë ekspertize.

Z. Loka plotëson se projektligji ka menduar për një ndarje sipas fushës së ekspertizës dhe jo sipas shpërndarjes gjeografike për të shmangur mbivendosjen ose përpjestimin e zhdrejtë të përfaqësimit të organizatave që veprojnë në të njëjtën fushë.

Përfaqësuesi i Fondacionit "Gjirokastra" propozon se pjesa e përfaqësimit gjeografik mund të lehtësohet, duke mos vendosur kuota të caktuara për çdo qark, por duke organizuar takime dhe tryeza të rrumbullakta, periodike me OSHC-të që punojnë në të gjitha qarqet e Shqipërisë për të mbledhur rekomandimet dhe komentet e tyre. Ai shton se në disa fusha të caktuara, si turizmi në Gjirokastër, OJF-të kanë më shumë eksperiencë se shteti për shkak të punës shumë vjeçare dhe elementëve të tjerë në disfavor të shtetit si rotacioni politik.

Një mendim tjetër nga të ftuarit, disi më larg objektit të projektligjit, ishte dhe delegimi i disa kompetencave specifike nga qeveria vendore tek OJF-të (p.sh. menaxhimi i Kalasë së Gjirokastrës). Kjo vjen si vazhdimësi e propozimit të dhënë nga z. Petrela mbi nivelin e eksperiencës së OJF-ve.

Z. Loka plotëson këtë propozim duke sjellë në vëmendjen e të pranishmëve se një nga risitë e këtij projektligji është edhe e drejta e KKSHC-së për të rekomanduar Qeverinë mbi shpërndarjen e fondeve publike dhe për analizën vjetore të ministrive dhe agjencive qeveritare rreth projekteve dhe programeve të financuara. Kjo është një mundësi më shumë për të lehtësuar bashkëpunimin midis shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së