INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takimi konsultativ në qarkun e Korçës për Draftin final të projektligjit "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile"

Korçë, 10 prill 2015

Rrugëtimi i takimeve konsultative mbi projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile” përmbyllet në qarkun e Korçës. Në tryezën e rrumbullakët u bashkuan për të diskutuar pjesëtarë të shtatë organizatave jofitimprurëse si dhe përfaqësues të bashkisë dhe qarkut Korçë.

Në takim ishin pjesëmarrës dhe pëfaqësues nga Shërbimi Kombëtar për Rininë dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Fillimisht u mbajt një prezantim i shkurtër i projektligjit nga SHKR-ja me dëshirën për të theksuar disa nga pjesët më të rëndësishme të këtij dokumenti.

Përfaqësuesi nga organizata “Natyra dhe Jeta” nis diskutimin duke shprehur skepticizëm mbi projektligjin dhe duke theksuar se ky është një Këshill jo i kontrolluar nga OJF-të, por një instrument shtetëror i cili rrezikon pavarsinë e OSHC-ve. Ligji egzistues për fuksionimin dhe organizimin e OJF-ve, sipas tij përfshin vetëm 1/9 e shërbimeve të shoqërisë civile.

Ai thekson se në Shqipëri mungon një ligj për Shoqërinë Civile ku të përcaktohet se cfarë përfshihet nëtermin OSHC. Kjo mungesë e bën të vështirë analizën e mëtejshme të këtij projektligji. Gjithashtu ai vë në dukje se vet projektligji, në nenin 2, jep një përkufizim të OSHC-së, por më pas trajton vetëm OJF-të duke lënë jashtë një pjesë të shoqërisë civile. Ky është një konstatim i hasur dhe më parë.

Përfaqësuesi i organizatës “Natyra dhe Jeta” sjell në kujtesë dhe organizimin e OJF-ve në Korçë, Aleanca e Soqërisë Civile, ku ato kishin krijuar një rrjet komunikimi midis tyre. Ai propozoi se ligji duhet të parashikojë një organizim të tillë dhe jo një organizim shtetëror. Përfaqësuesi i ShKR-së argumentoi se bashkimi OJF-ve duhet të bëhet në mënyrë të pavarur nga vetë organizatat dhe mos të pritet nga shteti të rregullohet kjo pjesë. Janë vetë OSHC-t të cilat duhet të gjejnë rrugën e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin mes tyre. Projektligji në fjalë krijon një urë më shumë bashkëpunimi për ti dhënë të drejtën ligjorë OSHC-ve të këshillojnë Qeverinë.

Znj. Lameborshi, përfaqësuesja e AMSHC-së, plotësoi duke përmendur se në Udhërrëfyesin për OJF-të, i cili është në fazë konsultative, përcakton rregullimin e përkufizimit të OSHC-ve në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Një tjetër pjesëmarrës mendonte se raporti i përfaqësimit në KKSHC duhet të anojë nga ana e OJF-ve. Znj. Ristani, Drejtoreshë e Përgjithshme e SHKR-së argumentoj se ndarja e barabartë midis përfaqësuesve të shtetit dhe të OJF-ve është për të rritur nivelin e debatit midis palëve në mënyrë që rekomandimet e nxjerra të kenë marrë një konsensus të gjerë nga institucionet shtetërore dhe të jenë rrahur nga të dyja palët (Shtet-OJF). Në rastin se përfaqësuesit e OJF-vë në Këshill do të kishin mazhorancën, kjo do të ulte nivelin e diskutimit dhe OJF-të do të mund të gjendeshin përballë barrierave të mëtejshme.

Një sugjerim tjetër vjen lidhur me përfaqësimin e OSHC-ve në Këshill duke propozuar që njëri nga përfaqësuesit të jetë nga minoritet. Në takim u shpjegua se përfaqësimi në nivel gjeografik nuk është përfshirë në projektligj, për të shmangur përfaqësimin më të lartë të organizatave me mision të njejtë.





Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së