INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Trajnim në kuadër të rritjes së kapaciteteve të stafit të AMSHC-së

Pogradec, 22 - 24 prill 2015

Në vijim të punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve të stafit të saj, AMSHC mori pjesë në trajnimin 3 ditor të organizuar nga zyra TACSO-Abania në qytetin e Pogradecit, nga data 22 - 24 prill 2015. Ky trajnim u organizua në kuadër të mbështetjes së institucioneve qeveritare që janë përgjegjëse për zhvillimin e një shoqërie civile të qëndrueshme dhe gjithë përfshirëse.

Tema e këtij trajnimi ishte "Zhvillimi dhe Menaxhimi Organizativ i OSHC-ve". Qëllimi i tij ishte të rrisë kapacitetet e Agjencisë në fushën e planifikimit strategjik, si dhe atë të menaxhimit të OJF-ve, me qëllim që të plotësohen më së miri nevojat e shoqërisë civile në Shqipëri. Organizimi i këtij trajnimi ka lidhje dhe me një nga prioritetet e theksuara në Udhërrëfyesin për politikat e qeverisë shqiptare që është sigurimi i një mjedisi sa më mundësues dhe të përshtatshëm për zhvillimin e shoqërisë civile.

Gjatë 3 ditëve u trajtuan disa tema të rëndësishme dhe konkretisht temat që lidhen me standardet e OJF-ve ndërkombëtare, krijimin i një mjedisi mundësues për OJF-të, qeverisja e bordeve të OJF-ve si dhe menaxhimi ekzekutiv, pergjegjësitë e bordeve si dhe konceptet bazë të zhvillimeve organizative dhe sistemeve operacionale të OJF-ve, qëndrueshmëria e organizatave jo fitimprurëse, planifikimi strategjik dhe organizativ i organizatës, funksionimi i sistemit të brendshëm, politikat dhe procedurat e organizatës, zhvillimi i projekteve, vlerësimi dhe monitorimi i tyre si dhe komunikimi me grupet e interesit, kryesisht media etj. Në fund trajnimi konkludoi me dhënien e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.

Drejtori Ekzekutiv, z. Andi Kananaj sëbashku me stafin e AMSHC-së falënderuan zyrën e TACSO Albania dhe ekspertët që udhëhoqën trajnimin dhe premtuan për një bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen.















Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së