INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC merr pjesë në konferencën rajonale të TACSO e zhvilluar në Beograd, Serbi: “Monitorimi i Udhëzimeve të BE-së - viti 1”

Beograd (Serbi), 28 – 30 prill 2015

Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, Z. Andi Kananaj së bashku me Z. Erion Banushi, morën pjesë në konferencën rajonale në Beograd, të organizuar nga Asistenca Teknike për Organizata të Shoqërisë Civile (TACSO), me temë "Monitorimi i Udhëzimeve të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit, 2014-2020 – viti 1".

Qëllimi i kësaj konference është që të kontribuojë në mënyrë të vazhdueshme në udhëheqjen e proceseve drejt ndryshimeve të dëshiruara në të gjitha vendet e përcaktuara nga 'Udhëzuesi për mbështetje nga BE-ja të shoqërisë civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020. Ky Udhëzues është konsideruar si një "dokument politik tolerant" i cili synon të shërbejë si dokument kyç i Bashkimit Evropian për monitorimin, raportimin dhe programimin e çështjeve që lidhen me organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të).

Udhëzimet e BE-së, rreth te cilave u diskutua, kane të bëjnë me çështjet si: mjedis më të mirë ligjor për funksionimin e OSHC-ve, përmirësim i mekanizmave dhe strukturave të nevojshme për dialog dhe konsultime ndërmjet qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile, përmirësim i kapaciteteve të OSHC-ve në mënyrë që ato të jenë më transparente, më të përgjegjshme, me misioni të qartë, të respektuar nga të gjithë dhe të prekshëm për komunitetet e tyre, si dhe të qëndrueshme sa i përket financave të tyre dhe burimeve njerëzore.
Progresi me objektivat e vendosura nga Udhëzimet e BE-së do të mundësojë dhe krijojë një shoqërinë civile të fortë dhe dinamike që do të kontribuojë në zgjerimin e mëtejshëm të pluralizmit dhe demokratizimit të shoqërive.

Gjatë Konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin gjithashtu rreth të dhënave për Progres Raportin e vendit për 2015 në lidhje me konstatimet gjate 2015 kundrejt Udhëzimeve të BE-së. Ata shqyrtuan dhe diskutuan rreth mekanizmave dhe metodave të ndryshme, të cilat do të lejojnë organizimin e sistemeve pjesëmarrëse kombëtare të monitorimit të Udhëzimeve të BE-së.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së.

















Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së