INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Shoqëria Civile në Ballkan bën thirrje për më shumë përfshirje në procesin e antarësimit në BE

Beograd (Serbi), 2 - 3 Qershor 2015

Në Forumin e 5-të të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në datat 2 dhe 3 qershor 2015 në Beograd, pjesëmarrësit pohuan se përkundër disa sfidave, perspektiva e antarësimit në BE do të ketë ndikim të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

Kjo u theksua gjatë katër sesioneve tematike të diskutimeve me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbia.

Përfaqësues nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) morën pjesë në këtë forum.

Partnerët socialë dhe organizatat e shoqërisë civile janë partnerë thelbësorë në përmirësimin e transparencës dhe gjithëpërfshirjes në procesin e antarësimit në BE.
Në këtë kuadër pjesëmarrësit i bënë thirrje qeverive dhe institucioneve të BE-së për të forcuar dialogun me OSHC-të dhe për të përmirësuar qasjen e informacioneve.

Korrupsioni - pengesa më e madhe për antarësimin në BE
Dobësitë e shtetit të së drejtës, si dhe korrupsioni, janë identifikuar si pengesat më të mëdha për antarësimin në BE. Pjesëmarrësit i bënë thirrje vendeve në rajon për të zbatuar rekomandimet kundër korrupsionit Grouped'Etatscontre la (GRECO), si hapi i parë për të luftuar korrupsionin. Zbatimi i standardeve për antarësim në aspektin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, si dhe mbrojtjen e lirisë së medias janë hapa të tjera të nevojshme.

Rritja e punësimit - një sfidë e përbashkët
BE-ja dhe Ballkani përballen me normat e larta të papunësisë, me të rinjtë dhe gratë veçanërisht të cilët vuajnë gjatë krizës së tanishme. Qeveritë dhe institucionet e BE-së do të duhet t'u japin prioritet mjeteve të nevojshme dhe kushteve për rritjen e punësimit. Pjesëmarrësit bënë thirrje për mbështetje të veçantë për të rinjtë dhe gratë.

Të drejtat e minoriteteve - forcimin e rolit të Avokatit të Popullit
Respektimi i të drejtave dhe lirive të lidhura me çështjet etnike, fetare, gjuhësore, gjinore, dhe orientimit seksual nuk është ende efektive në Ballkanin Perëndimor. Për të përmirësuar gjendjen e minoriteteve, pjesëmarrësit propozuan përforcimin e rolit të Avokatit të Popullit në vendet e rajonit, sipas modelit të Shqipërisë, dhe për të zbatuar në mënyrë efektive legjislacionin kundër diskriminimit.

Forumi i 5-të i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor i mbylli punimet me miratimin e një deklarate finale, e cila do t'i dërgohet autoriteteve kombëtare në rajon, Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian dhe institucioneve të tjera.




















Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së