INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile

Asistenca Teknike
e Delegacionit të BE

Nëntor 2017 - Korrik 2018




Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Media dhe Marrëdhënia me Publikun për OSHC-të

Pogradec, 2 - 4 qershor 2015

Dy përfaqësues të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) morën pjesë në një trajnim tre ditor me temë "Media dhe Marrëdhënia me Publikun për OSHC-të", organizuar nga Zyra e TACSO Albania, në Pogradec.

Pjesëmarrësit theksuan se edhe pse ka një vetëdije në rritje rreth bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe mediave, kjo nevojë për bashkëpunim ndërmjet tyre është ende e rëndësishme për të siguruar vizibilitetin e veprimtarive të tyre, si dhe një qasje më të mirë me aktorët kryesorë që kontribuojnë në arritjen e misioneve të tyre.

Gjatë tri ditëve të trajnimit, përfaqësuesit e OSHC-ve diskutuan mbi mënyrat se si organizatat e sektorit të tretë duhet të përdorin median si një instrument i fuqishëm në mbështetje të fushatave të tyre advokuese dhe lobuese, apo duke evidentuar arritjet e tyre të mëdha për publikun.

Disa nga temat kryesore ishin:
  • Marrëdhëniet me publikun, rëndësia e marrëdhënieve me publikun për një organizatë;
  • Zhvillimi i një strategjie komunikimi dhe strategjitë plotësuese për një OSHC;
  • Mjetet e komunikimit, përgatitjen e deklaratave për shtyp, konferencave për shtyp, transmetimet, gazetat, raportet vjetore;
  • Teknikat e komunikimit, mediat dhe intervistat televizive;
  • Menaxhimi i krizave dhe komunikimi gjatë krizës;
  • Media sociale, Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, Pininterets, YouTube, përdorimi i medias sociale për realizimin e qëllimeve të organizatës;

Gjatë trajnimit u sqaruan gjithashtu, edhe disa vështirësi me të cilat përballen OSHC-të gjatë punës së tyre të përditshme, që kanë të bëjnë kryesisht me përgatitjen e mjeteve të komunikimit si (komunikata për shtyp, konferencat për shtyp, material për gazetë etj) dhe se si të përdorin në mënyrë efektive teknikat e komunikimit.

E veçanta e këtij trajnimi ishte intervistimi i të gjithë pjesëmarrësve në prezencën e kamerës televizive, ku të intervistuarit iu përgjigjen pyetjeve të gazetares duke prezantuar kështu arritjet e organizatave të tyre si dhe menaxhuan me sukses emocionet që të shkakton prania e kamerës.

U theksua gjithashtu, se mediat sociale paraqesin për OSHC-të një sfidë tjetër nëpërmjet së cilës mund të dërgojnë, në mënyrë efektive, mesazhin e tyre për të gjithë publikun.




































Ju ftojmë të vizitoni Platformën:

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së