INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Konferenca: "Kulturalisht të ndryshëm ... ndryshe në aftësi - Qasja në të drejta, shërbime dhe anti-diskriminim - Perspektiva e aftësisë së kufizuar"

Tiranë, 11 - 12 qershor 2015

Më datat 11 dhe 12 qershor 2015, në Hotel "Tirana International", dy përfaqësues të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile morën pjesë në një konferencë të organizuar nga Zyra e Projektit TACSO, Shqipëri.

Në këtë konferencë morën pjesë gjithashtu, përfaqësues të qeverisë konkretisht znj. Nora Malaj, Zëvendës Ministre e Arsimit dhe Sportit, znj. Bardhylka Kospiri, Zëvendës Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nje përfaqësues nga zyra e BE-së në Tiranë si dhe përfaqësues të organizatave dhe qendrave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Herzegovina.

Kjo konference u hap nga z. Genci Pasko, Resident Adviser pranë TACSO Albania, i cili theksoi se konferenca ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e OSHC-ve që mbështesin personat me aftësi të kufizuara, bazuar në standardet ndërkombëtare të BE-së, kryesisht lidhur me anti-diskriminimin, qasja ndaj të drejtave te tyre si dhe shërbimeve sociale. Ajo synon, gjithashtu, të kontribuojë në drejtim të përmirësimit të politikave të qeverive për të siguruar akses të personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike arsimore / kulturore dhe të tjera.

Përfaqësuesit nga secili prej vendeve prezantuan përvojat e tyre të bazuara në aktivitetet dhe perspektivën e institucioneve të cilat ata përfaqësonin si dhe shqetësimet e OSHC–ve të tyre.

Pjesëmarrësit në konferencë bënë shkëmbimin e përvojave ndërmjet OSHC-ve që kane si objekt te punës së tyre personat me aftësi te kufizuar, kryesisht të verbër dhe të shurdhër nga Shqipëria dhe rajoni, duke u fokusuar në ndërtimin dhe zbatimin e një politike arsimore gjithë përfshirëse si dhe krijimin dhe nxitjen e një klime kundër diskriminimit të tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konferenca u konsiderua si një vazhdim i "Konferencës së përbashkët për të Drejtat Themelore, mos-diskriminimit dhe mbrojtjes së grupeve të rrezikuara, përfshirë LGBTI" të mbajtur në Tiranë, në nëntorin e kaluar.

Takimi është një mbështetje edhe ndaj konsultimit në internet, pjesë e projektit P2P, ku të drejtat themelore, veçanërisht të drejtat e grupeve vunerabël, kundër diskriminimit, si dhe aksesi në arsim / shërbime, konsiderohen si disa nga temat më interesante të propozuara nga OSHC-të.

Dita e dytë e këtij takimi u mbyll me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Instituti i të Verbërve në Tiranë si dhe një vizitë në Kalanë e Krujës.







Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së