INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile

Asistenca Teknike
e Delegacionit të BE

Nëntor 2017 - Korrik 2018




Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

AMSHC merr pjesë në workshop me temë "Punëtori për Finalizimin e Rregullores për Subvencionimin e projekteve që promovojnë riintegrimin në RKS"

Durrës, 22 qershor 2015

Dy përfaqësues të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Znj. Leonida Hasa, Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Kontrollit të Brendshëm dhe Z. Ferhat Aga, Specialist në Sektorin e Administrimit të Programeve të Granteve dhe Zhvillimit Rajonal, morën pjesë në një workshop të organizuar në Durrës nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Kosovës me titull “Punëtori për Finalizimin e Rregullores për Subvencionimin e projekteve që promovojnë riintegrimin në RKS”.

Qëllimi i këtij workshop-i ishte njohja konkrete me proçedurat e financimit me grante dhe mënyrën e funksionimit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) duke nisur nga shpallja e thirrjes për projekt-propozime deri në finalizimin dhe shpalljen e fituesve si dhe ndjekjen e projekteve të financuara deri në fund të realizimit të tyre nëpërmjet proçesit të Monitorim/Vlerësimit.

Ky workshop vijon në Durrës, në datat 22 - 26 qershor 2015 dhe konkludon me finalizimin e Rregullores për Subvencionimin e projekteve që promovojnë riintegrimin në RKS, duke u konsideruar gjithashtu një pikë nisje e mbarë bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash mes AMSHC-së dhe Departamentit të Riintegrimit të Personave të Riatdhesuar të Ministrisë së Brendshme Republikes së Kosovës.




Ju ftojmë të vizitoni Platformën:

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së