INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Konsultim rreth programit të asistencës financiare të para-aderimit në BE, IPA 2015 i organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Tiranë, 10 korrik 2015

Më 10 korrik 2015, në ambientet e ABA Business Center, Tiranë, një përfaqësues nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) mori pjesë në konsultimin rreth formës së përgjithshme të programit të asistencës financiare të para-aderimit në BE, për vitin 2015, të organizuar nga zyra e BE-së në Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike.

Fokusi i takimit ishin diskutimi rreth kontratave financiare midis BE-së dhe qeverisë tonë për mbështetje buxhetore në dy sektorë, respektivisht, Reforma në Sektorin e Administratës Publike si dhe Reforma mbi Punësimin dhe Profesionalizmin.

Në takim morën pjese disa përfaqësues të zyrës së BE- së në Tiranë, dhe konkretisht z. Stefano Calabretta së bashku me disa ekspertë të fushës, përfaqësues nga dy Ministritë tona, konkretisht Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile.

Temat rreth të cilave u diskutua në takim ishin si vijon:
  • Prezantimi i përgjithshëm i Programit IPA 2015
  • Prezantimi i instrumentit për mbështetje buxhetore Sektoriale
  • Prezantimi i rolit të Strategjisë së Reformës në Administratën Publike nga përfaqësuesi i ministrisë përfituese
  • Prezantimi i një Përmbledhjeje të Projektit për Reformën në Administratën Publike
  • Prezantimi i rolit të Strategjisë së Punësimit dhe Profesionalizmit nga përfaqësuesi i ministrisë përfituese
  • Përmbledhje e Projektit rreth Punësimit dhe Profesionalizmit
Në mbyllje të takimit pjesëmarrësit diskutuan edhe për takimin e radhës, i cili do të jetë në kuadër të diskutimit të Programit IPA 2016.











Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së