INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim i hapur për vendosjen e bashkëpunimit midis AMSHC-së, Bashkisë së Tiranës dhe organizatave të shoqërisë civile

Tiranë, 31 gusht 2015

Më datë 31 gusht 2015, në ambjentet e Bashkisë së Tiranës u zhvillua një takim i hapur, i organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), me pjesëmarrjen e kryetarit të bashkisë, përfaqësuesve të AMSHC dhe përfaqësuesve të rreth 80 organizatave jo-fitimprurëse të shoqërisë civile, aktive kryesisht në promovimin e rinisë, ambjentit, personave në nevojë si dhe që promovojnë vullnetarizmin dhe veprojnë nëpërmjet rrjeteve të tyre të vullnetarëve.

Takimi, i cili është një nismë e AMSHC-së për të nxitur shoqatat e shoqërisë civile të bëhen pjesë aktive e vendimarrjes në iniciativat e autoriteteve të qeverisjes vendore, është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë mes AMSHC, Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, gjë që u konfirmua edhe nga Kryetari i Bashkise Z. Erion Veliaj.

Takime të kësaj natyre, që synojnë të krijojnë një model të ri qeverisjeje dhe vendimarrjeje që mbështetet e përfaqëson edhe qëndrimin dhe interesat e shoqatave të shoqërisë civile, në territorin e bashkisë së Tiranës, do të përfshihen në programin qeverisës së bashkisë dhe do të zhvillohen në mënyrë periodike.

Një pikë e rëndësishme që u diskutua në takim, ishte promovimi i vullnetarizmit dhe shkëputja nga mentalitetet që pengojnë zhvillimin e shoqatave të shoqërisë civile për të qenë më aktive në përfshirjen e të rinjve drejt vullnetarizmit dhe realizimin e misionit të tyre qytetar dhe të nismave për këtë qëllim. Më konkretisht, të gjitha shoqatat u ftuan të bëhen pjesë e aksionit të bashkisë për pastrimin e Tiranës më datë 4 Shtator si dhe për të dhënë një kontribut të vazhdueshëm që aksioni ndaj ndotjes së territorit të ketë rezultate konkrete, të prekshme e të qendrueshme.

Shumë nga anëtarët e shoqatave pjesëmarrëse në këtë takim, vlerësuan nismën e rëndësishme të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj për pastrimin e qytetit në datën 4 shtator 2015, duke konfirmuar kështu angazhimin e tyre qytetar.

Kryetari i Bashkisë theksoi se takime të tilla do të vijojnë në muajt në vazhdim duke i bërë periodike me qëllim vendosjen e piketave për një bashkëpunim të qëndrueshëm mes institucioneve dhe shoqërisë civile dhe rritjen e bashkëpunimit të mëtejshme mes tyre.

Në mbyllje, AMSHC i fton te gjithë të interesuarit të ndjekin aktivitetet e ardhshme të agjencisë, dhe të parashtrojnë idetë dhe sugjerimet e tyre, me qëllim që ky bashkëpunim të jetë sa më i frytshëm.















Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së